Barcelona ndryshon logon

Klubi katalanas ka vendosur të bëjë ndryshime në logo.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm logo e Barcelonës do të pësojë ndryshime.

Megjithëse është ende në pritje të konfirmimit nga anëtarësia e klubit Barcelona e ka publikuar si fakt të kryer logon e saj të re.

Ndryshimet edhe pse janë minimale, vihen re me lehtësi tek logo e re, pasi mungon shkrimi “FCB”.

Ndryshimet e tjera janë më delikate dhe përfshijnë heqjen e vijave të zeza brenda stemës, reduktimin e vijave “blaugrana” nga shtatë deri në pesë, ndriçimi i disa prej ngjyrave dhe topi do të jetë më i dukshëm, transmeton kp.

Nëse aprovohet, do të jetë hera e parë që Barcelona e ndryshon logon e saj që nga viti 2002.

Gjithashtu, do të jetë hera e parë që nga viti 1910, që “CFB” dhe “FCB” nuk figurojnë në stemën e klubit.

Gazetari

Read Previous

Parlamenti Studentor i UP-së i bashkohet protestës së nesërme të Vetëvendosjes

Read Next

Sëmundjet e zemrës në Kosovë, ngritje me mbi 150 për qind