Bajrami heq dilemat: Pas rishikimit të buxhetit, do ekzekutohen pagat e 170 eurosh dhe mbulimi i 50% të qirasë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bëtë të ditur se Qeveria “Hoti” nuk ua ka ndal shtesat prej 30 eurosh pensionistëve, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se Kosova është e detyruar që të hyjnë në borxhe të mëdha për ta menaxhuar situatën e COVID19.

Bajrami ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të ekzekutohen pagat prej 170 eurosh si dhe mbulimi 50% të vlerës së qirasë për ndërmarrjet.

“Dola këtu për të sqaruar disa gjëra, me të vërtet ka kaluar një kohë të gjatë që rishikimi i buxhetit është duke u proceduar në Kuvend, desha të falënderoj grupet parlamentare që po priten të votojnë rishikimin e buxhetit.

Sa i përket fondit për rimëkëmbje ekonomike, nuk është e vërtet që Qeveria “Hoti” ka larguar masën prej 30 eurosh për pensionistët.

Kemi një rënie drastike të buxhetit ,  deri në fund të vitit pritet që të kemi më pak se 230 milionë euro.

Jemi të detyruar që të hyjmë në borxhe të mëdha për të menaxhuar koronavirusin në Kosovë.

Shuma prej 170 eurosh do të arrin të ekzekutohen edhe masa e me rastin e dekretimit të Ligjit të buxhetit në Gazetën Zyrtare”, tha ajo.

Fitore H

Read Previous

U infektua me COVID, deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore

Read Next

Nagavci flet për koronavirusin në seancën për buxhetin, reagon Gashi