Lajme 

Avokati: Raporti për Astrit Deharin nuk e përjashton vetëvrasjen

Avokati i njohur, Besnik Berisha, ka thënë se raporti i institutit zviceran për Astrit Deharin, nuk e përjashton mundësinë që ai është vetëvrarë.

Berisha sqaron përmes një postimi në Facebook, se raporti detyron hetimin e vrasjes, mirëpo nuk e përjashton vetëvrasjen, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se për rrethanat e vdekjes, dhe konkluzionin përfundimtar, duhet pritur akoma.

Postimi i plotë:

Per te mos e vrare Astrit DEHARIN cdo dite, kam pershtypjen qe per konkluzionin perfundimtar lidhur me shkakun dhe rrethanat e vdekjes se tij, akoma duhet prite.

Nga kjo qe rezulton me poshte, i bie qe vetvrasja akoma nuk eshte perjashtuar, por sigurisht se kjo detyron qe edhe vrasja duhet hetuar.

Prandaj, per te mos luajtur me ndjenjat e familjes dhe miqve te Astritit, si dhe per ta ndriçuar ne teresi fatin e tij, eshte detyrim paresor qe hetimi te vazhdoje, ekspertimi te mos ndaloje.

Pervoja na ka mesuar se edhe ne te kaluaren ekspertet kane gabuar, qofshin ata vendore apo nderkombetare , prandaj duhet konfirmuar dhe rikonfirmuar kete qe sot lexuam per hire te familjes, shoqerise dhe drejtesise.

Akoma ka vend per dyshim, prandaj duhet hetim! 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial