Avioni që vuri 4 rekorde ditën që u hoq nga qarkullimi

Kur diçka “del në pension”, zakonisht ndodh sepse e kanë lënë fuqitë dhe ka humbur shkathtësinë për shkak të moshës, por ky nuk ishte rasti i avionit SR-71 Blackbird. Ky avion vuri rekorde botërore në ditën e fundit të shërbimit.

Kur u vendos që SR-71 të dilte nga qarkullimi, shumë njerëz nuk ishin dakord. Shumica e debatit nëse duhej tërhequr apo jo, bazohej në sherre politike, jo sepse avioni nuk mund të përmbushte ndonjë detyrë ushtarake.

Cilado qoftë arsyeja, një nga avionët më të lavdishëm të ushtrisë amerikane u hoq nga qarkullimi, por jo pa bërë histori.

Kur u dha urdhri për tërheqje, në vitin 1990, pilotit Raymond Yielding iu kërkua të fluturonte për një herë të fundit nga Kalifornia në Virxhina, e pastaj në Uashington. Dhe gjatë këtij udhëtimi të fundit, avioni vendosi katër rekorde të reja, siç i shihni më poshtë.

Gazetari

Read Previous

Rrëfimi i prekshëm i nënës kosovare/ Si e vërejta djalin që po përdorte drogë

Read Next

Vdekje e dyshimtë në Deçan, viktima gjendet pa shenja jete në banesë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *