Shpështoni Këto Lutje Në Ditën E Xhuma

Allahumme sal-li ‘alá Muhamedin ve ‘ala áli Muhamed, kema sal-lejte ‘alá Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd. Allahumme barik ‘alá Muhamedin ve ‘alá áli Muhamed kema barekte ‘ala Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd. O Allah lavdëroje (tek melekët e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar. O Allah begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

Read More

6 Veprat Që Duhet Ti Bëjmë Ditën E Xhuma!

1. Të bëjmë dua dhe të kërkojm falje te All-llahu i Lartësuar sa më tepër, se në ditën e Xhuma është një moment kur All-llahu i pranon lutjet dhe pendimet. 2. Të dërgojmë selam dhe salavate për Pejgamberin alejhis-selam sa më tepër. 3. Të pastrohemi, parfumosemi dhe të veshim rrobat më të mira.4. Të lexojmë suren El-Kehf, sipas hadithit: “Kush e lexon suren El-Kehf në ditën e Xhuma do të ndriçohet me nur (dritë) çdo vepër që e ka bërë mes dy xhumave”. (Transmetojnë Nesaiu dhe Hakimi). 5. Të shkojmë…

Read More

Cilat Janë Mirësitë E Ditës Së Xhuma? Cfar Duhet Të Kemi Kujdes Dhe Cfar Duhet Të Bëjmë Në Këtë Ditë Ndryshe Nga Të Tjerat? All-Llahu I Madhërishëm Dhe I Dërguar I Tij, Muhammedi A.s Kanë Thënë Se…

I madhi ZOT i qofshim falë, thotë në Kur’anin Famëlartë: “O ju që keni besuar, kur të thirret ezani i ditës së xhuma, nxitoni atje ku përmendet emri i Zotit, lëreni shitblerjen, është më mirë për ju nëse me të vërtetë e kuptoni diçka të tillë”. (El Xhumuah: 9) Profeti i madh i njerzimit, Muhammedi [ Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë: ” “Dita më e mirë, në të cilën lind dielli, është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi (a.s), në atë…

Read More

7 Ngjarjet E Mëdha Që Kanë Ndodhur Dhe Do Ndodhin Në Ditën E Xhuma

Vlera e ditës së xhuma, ditë në të cilën kanë ndodhur dhe do të ndodhin ngjarjet e mëdha.Dita e xhuma është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli. Konteksti i hadithit tregon se mirësia në këtë ditë është e përgjithshme dhe se ajo është dita më e mirë se çdo ditë e vitit madje dhe se nata e kadrit, se dhjetë ditët e dhulhixhes, sesa dita e kurbanit dhe dita e fitër bajramit. Prandaj kërkohet që në këtë konteskt ta marrim (kuptojmë). Allahu Madhëruar e ka krijuar…

Read More

Pse Na Janë Shtuar Brengat Dhe Shqetësimet?!

Pse na janë shtuar Brengat dhe Shqetësimet?! “Neve, nuk na janë shtuar brengat e as nuk na janë përhapur shqetësimet e telashet, veçse për shkak të largimit tonë nga Kurani. Përndryshe, sikur t’i ishim përmbajtur Kuranit, sikur të ishim afër tij duke e lexuar ashtu siç duhet, do të ishim njerëzit më të Lumtur.Allahu i madhërishëm thotë: “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira” El-Isra:9.Dhe thotë: “..dhe shërim për zemrat tuaja” Junus:57.”. Shejh Abdurrezzak El-BedërAllahu e di me se miri.

Read More

THUAJE TË VËRTETËN EDHE NËSË ËSHTË…?

“… më ka urdhëruar që ta them të vërtetën, edhe nëse është e hidhur…” Ta thuash të vërtetën është e hidhur. Atë nuk mund ta gëlltite askush përveç pronarëve të shpirtrave besimtarë. Për muslimanin është e domosdoshme që ta thotë të vërtetën, porse kur ta thotë, patjetër lypset urtësi, e sidomos për ata që ftojnë tek Allahu i Lartë. I Lartësuari thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me kë—ishillë të bukur dhe polemizoji ata me atë që është me e mira.” (En-Nahl 15, 125) Allahu i…

Read More

A Duhet Ta Ndrepres Te Ngrenit Kur Thirret Ezani?

Pyetja: Nëse shtrohet buka ndërsa muezini thërret ezanin, a ka lehtësim për tu ushqyer dhe lënien e namazit me xhemat? Me argument! Përgjigja: Nëse njeriu ka nevojë që të ushqehet dhe vetja e tij është e ‘lidhur’ me bukën, atëherë ka lehtësim dhe ushqehet me aq sa vetja e tij qetësohet (dhe rehatohet). Ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Nëse shtrohet darka, atëherë filloni me darkën.” Gjithashtu ka thënë: “Nuk ka namaz (për njeriun) në prezencë të ushqimit dhe as kur e mundojnë dy nevojat (personale).”…

Read More

CILAT JANE VEPRAT QE SHPERBLEHESH EDHE PAS VDEKJËS !!??

Nga sahabiu i nderuar Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), ka thënë: “Janë shtatë vepra, shpërblimi i të cilave i vazhdon njeriut në varrin e tij, pas vdekjes së tij: Lënia trashëgimi e diturisë së dobishme (t’ju lësh njerëzve dituri nga e cila do të përfitojnë), T’ju mundësosh të përfitojnë nga uji i një lumi (hapja e një vije që të kaloi uji), Hapja e një pusi (apo burimi), mbjellja e një palme (hurme arabe, apo e…

Read More

Lutja E Profetit (Alejhi Selam) Kur Dilte Nga Shtëpia

Lutja e Profetit (alejhi selam) kur dilte nga shtëpia Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummu Seleme radijAllahu anha se ka thënë: Sa herë që Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dilte nga shtëpia, çonte shikimin lart në qiell dhe thoshte: “Allahumme (inni) eudhu bike en edil-le eu udal-le ue ezil-le eu uzel-le eu edhlime eu udhleme eu exh-hele eu juxh-hele alejhi – O Allah, (unë) kërkoj mbrojtjen Tënde që mos të humb (devijoj) dhe askush të mos më shpjer në humbje, të mos gaboj dhe që askush të mos më shpjer…

Read More

Shpërblimi Për Atë Që Mbjellë Pemë!

Janë përcjellë shumë hadithe, që e nxisin njeriun të merret me këtë punë. Prej këtyre haditheve mund të përmendim hadithin, që gjëndet në të dy librat e saktë, ku Profeti (alejhi selam) thotë: “Çdo musliman që mbjellë apo lëron diçka dhe prej saj ushqehen shpendët, njerëzit apo kafshët, për çdo gjë atij do t’i quhet sadaka.” Gjithashtu i tillë është hadithi, të cilin e transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Xhabiri (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Çdo musliman që mbjell diçka, çdo gjë që hahet…

Read More