Lajme Vend 

Thaçi: Çdo kërcënimi të Serbisë do t’i përgjigjemi si një komb – me ushtri dhe polici

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do t’i kundërpërgjigjet Serbisë në kërcënimet e saj. “Jam komandant suprem i FSK-së. Kosova do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë. Do t’i përgjigjet me ushtri dhe polici. Si një komb. Nëse ajo nuk ndalet me retorikën luftënxitëse”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova. “Do të jemi të pakompromis për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë sonë”. “Ndarja e Kosovës është ide e vjetër serbe. Nuk do të ndodhë. Jam i qartë”. Thaçi ka pohuar se marrëveshja me Serbinë do të vendoset në…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Hoti: Kosova në kaos institucional, PAN-i shumë aktiv në punësimin e familjarëve në PTK

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar punësimet e fundit familjare që po ndodhin në Telekomin e Kosovës. “Janë ngatërruar rolet. Shteti i Kosovës është në kaos institucional. Kryetari i Kuvendit merret me mundësitë për investime në teknologji informative në Japoni, ndërkohë Kuvendi është në kaos me 13 seanca të hapura nga viti i kaluar, me KQZ-në e bllokuar, me plot borde e trupa të pa kompletuar. Por, koalicioni PAN është shumë aktiv në punësimin e familjareve të tyre në PTK”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Prokuroria nis hetimet në Telekom

Të mërkurën dhe të enjten hetues policorë kanë shkuar në ndërtesën e Telekomit të Kosovës për të mbledhur dokumentacion duke nisur kështu hetimet për punësimet masive, pas raportimeve të vazhdueshme të KTV-së. Siç merr vesh televizioni nga burimet brenda Prokurorisë, ky organ tashmë ka nisur edhe zyrtarisht hetimet për punësimet në periudhën shkurt 2018-shkurt 2019. KTV-ja ka raportuar tash e disa javë se si deputetë, kryesisht të AAK-së, e kanë shfrytëzuar ardhjen në pushtet për të rehatuar familjarët e tyre në ndërmarrjen publike, që është në prag të falimentimit. Edhe…

Lexo më shumë
Vend 

Syla: Duhet të dyfishohet prodhimi që të kemi stabilitet financiar në “Trepçë”

Kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, pas nënshkrimit të marrëveshjes sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka thënë se në “Trepçë”, duhet të dyfishohet prodhimi aktual, në mënyrë që sipas tij, të ketë stabilitet financiar. “Me prodhimin aktual, kjo ndihmë financiare i zbut problemet financiare për vetëm disa muaj pasi që pagat janë shpenzimi më i madh në ndërmarrje, kurse prodhimi nuk mbulon këtë shpenzim”. Syla e ka falënderuar ministrin Lluka, për siç ka thënë ai “angazhimin tij të palodhshëm në funksionalizimin dhe rivitalizimin e “Trepçës”’. Postim…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Grabitje e armatosur në Drenas

Në Komunën e Drenasit ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në një institucion mikrofinanciar. Rastin për gazetën “Express” e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 16 : 30 në Drenas, saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti

Lexo më shumë
Bota 

Parlamenti britanik kundërshton një referendum të ri për Brexit-in

Parlamenti britanik ka votuar kundër mbajtjes së një referendum të ri për Brexit-it. Ligjëvënësit kundërshtuan mocionin me 334 vota kundër dhe 85 për. Ky votim, nuk i pengon ligjvënësit, që në një përiudhë të ardhshme, sërish të fitojnë mbështetjen e Parlamentit për një referendum të dytë të Brexit-it, raporton Asoshiated Press. Parlamenti britanik po mban një sërë votimesh të enjten nëse do të shtyjë largimin e Britanisë nga blloku 28-vendësh, i cili aktualisht është planifikuar për në 29 mars.Procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja ka hyrë në…

Lexo më shumë
Sporte 

Chelsea kualifikohet me goleadë

Pas fitores 3-0 në “Stamford Bridge”, Chelsea i Maurizio Sarrit ka shkatërruar 5-0 Dinamo Kyiv në Ukrainë. Ishte Olivier Giroud i cili me tripletën e tij të përkryer (një gol me të djathtën, një me të majtën dhe një me kokë) ka kthyer në festë ndeshjen e kthimit. Golat e tjerë janë shënuar nga Marcos Alonso dhe talenti Hudson-Odoi. Një fitore bindëse e Chelseat, që është kualifikuar me lehtësi në çerekfinalen e Evropa Ligë.Napoli është mposhtur 3-1 nga austriakët e Salzburg në Red Bull Arena, por falë fitores 3-0 në…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Tahiri: Raporti i DASH shqetësues, me kompetencë të plotë do t’i adresoj të gjeturat e tij

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas publikimit të raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi të drejtat e njeriut në Kosovë (2018), ka shprehur edhe njëherë përkushtimin e tij për të adresuar të gjeturat në raport që bien nën kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe për të ushtruar pozitën e tij politike me qëllim të avokimit të efikasitetit, stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, për një Republikë të liruar nga korrupsioni. Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri: Si Ministër i Drejtësisë dhe përgjegjës për hartimin e politikave publike…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Gjatë një ceremonie formale, sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për Sistemin e Integruar të Evidentimit të Rasteve të Dhunës në Familje. Memorandumi u nënshkrua mes Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe Policisë së Kosovës. Nënshkrimi i këtij memorandumi bart rëndësi të veçantë, pasi që do të ndikojë në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje. Sistemi i integruar i evidentimit të rasteve të dhunës në familje, do të mundësojë monitorimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Kryetari i Vushtrrisë i prezanton Llamkosin presidentit të Industrisë së Metalit në Republikën e NRW

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka takuar sot në Gjermani z. Arndt G. Kirchhoff, President i Industrisë së Metalit në Republikën e NRW, Gjermani, njëherit Drejtor i Përgjithshëm dhe CEO i KIRCHHOFF Group që është lider global në fushën e Auto industrisë në botë. Tema kryesore e takimit ishte njoftimi për mundësinë që të investohet në ish Llamkos në Vushtrri, duke e rifunksionalizuar apo riorganizuar këtë gjigant ekonomik. Kryetari Tahiri e njoftoi Presidentin Kirchhoff për mundësitë për investime në Kosovë e konkretisht edhe në Vushtrri dhe e luti mikpritësin që…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial