Lajme Vend 

Haradinaj mohon se ka gisht në punësimin e kunatës në Telekomin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë të mos ketë qenë në dijeni se kunata e tij Vesa Haradinaj është punësuar në Telekomin e Kosovës si zëvendësdrejtoreshë e Financave. Megjithatë ai nuk e mohon ndikimin indirekt të punësimit të saj duke qenë se janë në qeverisje. Madje Haradinaj ankohet se kuadro të AAK-së nuk kanë mundur të punësohen tash e 12 vjet. Haradinaj: Njerëzit e AAK-së nuk kanë mundur të punësohen askund qe 12 vjet “Ndikim mund të kem pas indirekt, por jo direkt. S’kam qenë në dijeni, fakti që jemi…

Lexo më shumë
Rajon 

Ndalimi i protestuesve, reagon Basha: Asgjë s’na ndal

3 persona janë ndaluar në polici pas protestës së opozitës në Shqipëri. Teksa policia njofton se ka proceduar penalisht 33 persona, mes të cilëve edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, kreu i opozitës Lulzim basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se asgjë nuk i ndal për të përmbushur misionin për Shqipërinë si gjithë Europa.“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Rreshteri policor arrestohet si i dyshuar për vrasjen në Suharekë

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media pas dy vrasjeve të ndodhura sot në Suharekë. Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se lidhur me vrasjen që ka ndodhur në kazinon e Suharekës, është arrestuar një rreshter policor  si i dyshuar për rastin, shkruan lajmi.net. “Rasti ka ndodhur në orën 9:47 minuta. Policia është informuar se një person është i shtrirë tek një lokal i kazinos. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se bahet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri.…

Lexo më shumë
Sporte 

Kjo është statistika e jashtëzakonshme e Milot Rashicës me Werder Bremen

Milot Rashica më në fund duket se ka bindur trajnerin e Werder Bremen, dhe tashmë po aktivizohet në formacionin e parë. Rashica po luan në fazën e sulmit, dhe shpeshherë si një 9 fals, ku po e gjen vetën mjaft mirë, dhe po tregohet vendimtar për skuadrën e tij. Anësori kosovar ka arritur që të shënoj në dy paraqitjet e tij të fundit, madje duke zënë vend edhe në formacionin më të mirë të javës. E kjo formë e jashtëzakonshme e Milot Rashicës sigurisht se na jep një statistikë të…

Lexo më shumë
show bizi 

Kim Kardashian kundër dënimit me vdekje në Kaliforni

Kim Kardashian përmes një postimi në Instagram, ka thënë se duhet t’i jepet fund dënimit me vdekje në Kaliforni. Kim Kardashian pasi ka bërë të ditur se do t’ia paguajë qiranë për pesë vite një ish-të burgosuri, ka habitur me postimin e ri në Instagram, shkruan lajmi.net. Ylli televiziv thotë se për një vit me radhë ka mësuar shumë për sistemin e drejtësisë dhe se ka vizituar edhe burgjet. Kim propozon se duhet t’i jepet fund dënimit me vdekje dhe paragjykimeve racore në sistemin e drejtësisë. “Vitin e kaluar jam…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Hoti, Veselit: Marrëveshja me Serbinë s’ka nevojë të shkojë në referendum

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili tha se marrëveshja me Serbinë duhet të kalojë përmes referendumit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh se me Serbinë sipas tij duhet të arrihet një marrëveshje në përputhje me Kushtetutën, dhe se sipas tij e njëjta nuk ka fare nevojë të shkojë në referendum, shkruan lajmi.net. Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook: Marreveshja me Serbine do te perfshije normalizimin e marredhenieve tona me kete shtet, asgje me…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

E diela ‘e zezë’ në Kosovë, dy vrasje brenda ditës

E diela e sotme ka qenë ditë e kronikës së zezë në Kosovë. Brenda ditës kanë ndodhur dy vrasje, e të dyjat në Suharekë, raporton lajmi.net. Fillimisht një person është gjetur pa shenja jete brenda një kazinoje në qytetin e Suharekës. Pas cilësimit të ngjarjes së vdekje e dyshimtë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur për lajmi.net se dyshimet e para çojnë se viktima është vrarë me armë zjarri. Nga raportime e mëvonshme është bërë e ditur se viktima është Jetmir Aliaj, ndërkaq që i njëjti ka qenë punëtor…

Lexo më shumë
Rajon 

Procedohen penalisht 33 persona për dhunë në protestën e opozitës, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së

Për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit, cilësuar nga policia si një tubim i jashtëligjshëm, deri më tani janë proceduar penalisht 33 persona të moshës nga 19 deri në 41 vjeç. Sipas një njoftimi nga policia e Tiranës mes të proceduarve penalisht është gjithashtu shtetasi G.B., organizator i kësaj proteste. Një burim policor i tha Top-Channel se ky shtetas është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Gjithashtu policia e Tiranës thotë se janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial