Shitet për rreth 14 mijë euro takëmi për ngrënie i Hitlerit

Takëmi për ngrënie i përbërë nga thikat, pirunët dhe lugët, të përdorura nga lideri i Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitler, u shit për më shumë se 14 mijë euro. Në një lajm të BBC-së thuhet se takëmi i argjendtë për ngrënie, i porositur posaçërisht për Hitlerin, në ankandin e organizuar në qarkun Dorset, në jugperëndim të Britanisë së Madhe, është shitur për 12.500 sterlina (14.200 euro), përcjell AA. Në një deklaratë nga Shtëpia e ankandit Sherborne thuhet se takëmi i përbërë prej 2 thikave, 3 lugëve…

Read More

DW: Kosovë-Serbi – Askush nuk lëviz nga llogoret

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e këtyre vendeve gjenden në pozicione të kundërta. Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq takohen të dielën (24.06) në Bruksel. Ka shanse për marrëveshje? DW shkruan se presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq takohen këtë të dielë (24.06) në Bruksel, në „fazën finale” të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Para takimit presidenti Thaçi ka folur për domosdoshmërinë e definimit të sovranitetit territorial të Kosovës. Ndërsa Vuçiqi flet për një luftë për mbrojtjen e interesave serbe. Bashkimi Evropian paraqitet neutral. Parlamenti i…

Read More

Kapiteni Lichsteiner arsyeton festën e Xhakës e Shaqirit, trajneri Petkoviq mban balancën

Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lichsteiner, u jep të drejtë Xhakës dhe Shaqirit për mënyrën e festimit të golave duke bërë me duar shqiponjën dykrenare. Në fakt, vetë Lichsteiner është fotografuar duke formuar simbolin e shqiptarëve. “Xhaka dhe Shaqiri e bënë shumë mirë që festuan në atë mënyrë. Serbët shkruajnë dhe provokojnë prej disa ditësh, pastaj edhe ata nuk janë engjëj. Për mendimin tim, gjithçka është ‘ok’. Prindërit e disa lojtarëve të Zvicrën janë përfshirë në një luftë të ashpër. Ka provokime, kështu që për mua janë në rregull”, shtoi ndër…

Read More

Thaçi e Haradinaj shprehin ngushëllime për vdekjen e Sinanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. “Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të…

Read More

Lajmi i fundit:Vdes në një aksident basketbollisti kosovar, të lënduar edhe vëllezërit

Gazmend Sinani, përfaqësues i Kosovës në basketboll, ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë. Federata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë njofton opinionin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala. “Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme”, thuhet në…

Read More

Serbia kërkon nga FIFA të reagoj për shqiponjën, por ja si u fyen futbollistët kosovarë nga tifozët serbë

Mediat serbe kanë vazhduar të “kukasin” pas fitores së Zvicës ndaj përfaqësues së tyre. Ata kanë komentuar golin e Granit Xhakës dhe më pastaj simbolin e shqiponjës që ai e bëri me duar nga entuziazmi. Sipas tyre, këto veprime janë provokime, madje kanë kërkuar që edhe FIFA të reagoi për diçka të tillë. Mirëpo, e vërteta po del krejtësisht tjetër. Tifozët që ofenduan futbollistët kosovarë në Zvicër ishin rusët dhe serbët. “Myte myte shqiptarin”, ishte thirrja e tyre në stadiumin e Kilingradit.

Read More

Ismaili në lansimin e vizitave në Kaçanik: Mbrojtje shëndetësore për nënat dhe fëmijët

Kaçaniku është bërë sot komuna e 13-të në Kosovë, ku edhe zyrtarisht është lansuar projekti i vizitave për nëna dhe fëmijë deri në moshën 3 vjeç. Projekti i nisur nga Ministria e Shëndetësisë, i mbështetur nga UNICEF-i dhe komunat, i cili kishte startuar fillimisht në vetëm dy komuna, tani është shtrirë në 13 të tilla, me qëllimin që brenda një periudhe të shkurtër të shtrihet në gjithë vendin. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në lansimin e këtij projekti edhe në komunën e Kaçanikut, tha se ky është një ndër programet…

Read More

Haradinaj: Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë, të cilat po bëhen nga kompania “Air Energy”. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se arsyeja e vizitës është për tu njohur më për së afërmi me përparimet që kanë ndodhë në investimet në energjinë me erë. “Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj, duke u shprehur i bindur se institucionet e Kosovës do të jenë partnere korrekte për investitorët. Kryeministri Haradinaj duke…

Read More