Lajme Vend 

Haradinaj: Kosova e përkushtuar për paqe të qëndrueshme në vend dhe rajon

“Mbështetja e SHBA-ve në proceset nëpër të cilat po kalon vendi, liberalizimin e vizave, finalizimin e dialogut me Serbinë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO është jetike për Kosovën dhe qytetarët e saj”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco për të arriturat në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimin…

Lexo më shumë
Lajme 

Sipas SHKUK-ut, s’ka më lista pritjeje për stentime në QKUK

Pas punës intensive 24-orësh, 7 ditë në javë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për tentim, njoftoi përmes një komunikate SHKUK-u. Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent. Shërbimi i Kardiologjisë Invazive nga janari i vitit 2018, ka shënuar rezultate të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime (PCI, procedura me…

Lexo më shumë
Lajme 

Kryeministri ngushëllon familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët për vdekjen e kapiten Sejdi Krasniqit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Krasniqi, me rastin e vdekjes së kapitenit Sejdi Krasniqi, komandant i Njësisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile në Forcën e Sigurisë së Kosovës. “Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e kapitenit Sejdi Krasniqi. Krasniqi ishte njeri me virtyte të larta, i cili do të mbahet mend si njëri prej luftëtarëve që luftoi për çlirimin dhe ndërtimin e vendit të tij. Pas çlirimit, kapiten Krasniqi ishte angazhuar në Njësinë e Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile në…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Të hënën administrata e Komunës së Vushtrrisë fillon punën në objektin e ri

Që nga e hëna punëtorët e administratës së Komunës së Vushtrrisë do të fillojnë punën në obkejtin e ri. Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjellë Vizioni.info. “Objekti i ri ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe sigurisht shërbime më cilësore administrative për qytetarët. Objekti i ri i komunës është donacion nga Bashkimi Evropian. Organizimi i brendshëm është punë e përbashkët e adminstratës komunale”, ka thënë ndër të tjera kryetari Tahiri, duke kujtuar se…

Lexo më shumë
Sporte 

Deschamps për Francën: Ekip i ri në maje të botës

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është i ngazëllyer që një ekip aq i ri i Francës ka arritur që të shpallet kampion i botës. Franca sot e mundi Kroacinë në finale të Botërorit “Rusia 2018”, me rezultat 4:2, duke e sjellë në shtëpi titullin e dytë të kësaj gare. “Sa e mrekullueshme! Është një ekip i ri që është në maje të botës”, ka thënë Deschamps pas ndeshjes me Kroacinë. “Disa janë kampionë në moshën 19 vjeçare”. “Nuk e luajtëm një lojë të madhe, por shfaqëm cilësi mendore. Dhe shënuam…

Lexo më shumë
extreme 

Rrëzohet njëri nga lisat më të vjetër në Kosovë (VIDEO)

Shumë kujtime i lidhin fshatarët e Ujmirit me këtë lis, njofton Klan Kosova. Për këtë arsye ata u mërzitën fort kur e panë atë të rrëzuar përtokë mengjesin e së shtunës. Lisi i vjetër i mbrojtur edhe nga Ministria e Kulturës si monument natyror nuk mundi t’i përballojë më kohës. Historia dhe vjetërsia e këtij lisi u përcoll gjeneratë pas gjenerate.

Lexo më shumë
Sporte 

Thaçi uron Era Istrefin dhe dy finalistët e Botërorit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një urim pas përfundimit të ndeshjes së Kampionatit Botëror ku Kroacia u mposht nga Franca me rezultat 4:2. Ai ka uruar Francën për triumfin në Kupën e Botës në futboll, Kroacinë që u radhit e dyta dhe këngëtaren shqiptare Era Istrefi, që performoi para zhvillimit të finales. “Urime për blutë e Francës! Një fitore fantastike! Urime për Kroacinë që jo vetëm se ëndërroi por edhe punoi shumë që ta arrinte ëndrrën. Urime edhe Era Istrefi për gëzimin që solle miliona tifozëve me performansën…

Lexo më shumë
show bizi 

Era Istrefi fshin fotografinë në të cilën e bëri simbolin e shqiponjës me duar

Gjatë ndeshjes Francë- Kroaci, në të cilën përfaqësuesja franceze rrëmbeu Kupën e Botës, ishte edhe Era Istrefi ajo e cila mori vëmendjen. Ajo e bëri hapjen bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam duke kënduar himnin e Boërorit ‘Rusia 2018’ dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ajo mori vëmendje sërish, shkruan lajmi.net Këngëtarja kosovare me famë të madhe në botë pasi vendosi ta bëjë simbolin e shqiponjës me duar, dhe foton e hodhi në Insatgram, nuk u desht shumë që ta fshinte fotografinë të cilën lajmi.net ua sjell në vazhdim.…

Lexo më shumë
Sporte 

Trajneri i Kroacisë përgëzoi Francën për titullin

Zlatko Daliq është deklaruar pas humbjes së Kroacisë në finale të Kupës së Botës nga Franca. Trajneri i Kroacisë ka përgëzuar ekipin e tij për ndeshjen e zhvilluar, ndërsa Francën për suksesin e arritur. “Unë e përgëzoj Francën për titullin, kemi luajtur mirë në 20 minutat e parë, kemi kontrolluar ndeshjen, pastaj erdhi autogoli. Ne u rikthyem prapë, dominuam ndeshjen, dhe u akordua penalltia”, ka deklaruar Daliq. “Më duhet të përgëzoj edhe lojtarët e mi, ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të mirë në këtë kampionat, por kemi pranuar gola. Duhet…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial