Bota Lajme Rajon 

Rama e Vuçiqi urojnë Erdoganin për fitoren në zgjedhje

Pas suksesit të madh në zgjedhjet e mbajtura sot në Turqi, liderët botëror kanë uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për suksesin në këto zgjedhje, transmeton Anadolu Agency (AA). Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje, raporton AA. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin. Njësoj, sipas kësaj agjencie ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili…

Lexo më shumë
Film Kulture 

Filmi “Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar

Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër dhe fiton të drejtën e garës për çmimin Oscar, ka bërë të ditur kreu i QKK-së, Arben Zharku. Me këtë rast, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku ka uruar ekipin e mrekullueshëm të filmit dhe sidomos ansamblit fantastik të aktoreve femra dhe rolit kryesor të aktorit të ri Arti Lokaj.

Lexo më shumë
Lajme 

Erdogan kryeson në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot në Turqi, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan prin me 59.9% të votave. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas 19.35 për qind të fletëve të votimit të numëruara, kundërkandidati Muharem Indz ka 25.8 vota. Rezultatet vijnë pas raportimeve se ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi. Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), shkruan AnadolyAgency, votimi nisi në orën 8:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00. Votuesit në Turqi kishin…

Lexo më shumë
Lajme 

Xhafer Tahiri kujton kohën kur festonte fitoren e tij në shesh së bashku me Hajzer Krasniqin

Pas vdekjes së ish kryetarit të Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi, kryetari i tanishëm i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka kujtuar Krasniqin duke e vlerësuar lartë personalitetin e tij. “Pusho në paqe Profesor! Je shembull dhe inspirim, sinonim i asaj se si duhet të punojmë me ndershmëri për të mirën e përbashkët. Ishe nga mbështetësit e parë të ndryshimit e rikthimit tonë të përbashkët në Vushtrri.” ka shkruar Tahiri në Facebook. “Sëmundja, as bora e shiu që binin atë natë, nuk të pengoi të festonim fitoren tonë së bashku me qytetarët në…

Lexo më shumë
Lajme 

Ndërroi jetë profesori Hajzer Krasniqi, ish kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe themelues i LDK-së

Në moshën 79 vjeçare është ndarë nga jeta profesori Hajzer Krasniqi, ish kryetar i Komunës dhe drejtuesi shumëvjeçar i LDK-së në Vushtrri. Lajmin për vdekjen e Krasniqit për portalin Veriu.info e kanë konfirmuar familjarë të tij. Krasniqi punoi kohë të gjatë si mësimdhënës. Gjatë kohës së aksionit të madh të pajtimit të gjaqeve që udhëhiqej nga profesori Anton Çeta, Hajzer Krasniqi ishte kryetar i Këshillit të pajtimit të gjaqeve në Vushtrri. Si përkrahës i madh i Lëvizjes politike të shqiptarëve të Kosovës që po lindte në fund të vitit 1989,…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Daçiq: Kosovarët ta kenë të qartë, çështja e Kosovës nuk ka përfunduar ende

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Zëvendëskryeministri i këtij vendi, i ka cilësuar bisedimet mes Serbisë e Kosovës në Bruksel si mjaft të vështira. Në një intervistë për media në Bruksel, Daçiq ka pohuar se pala kosovare duhet ta ketë të qartë se “çështja e Kosovës nuk ka përfunduar”. Ai i ka deklaruar se të gatshëm për kompromis janë, por që një gjë e tillë megjithatë do të jetë shumë e vështirë. “Qëndrimet janë të kundërta, palët e kuptojnë rëndësinë e vazhdimit të negociatave dhe të gjejnë një…

Lexo më shumë
Fakte Kuriozitete 

Zotat Viking ringjallen nga Gjuha Shqipe

Emrat e panteonit Viking te krijimit jane mbledhur nga libri “Prose Edda” nga Snorri Sturluson, shkruar ne shekullin e 12 ne Islande. Pra ky liber u shkrua ne mes te Atlantikut, perpara 800 vitesh. -Gjigandi i pare qe u krijua ne mitin e krijimit Viking ishte Ymiri, qe shqiptohet Imiri. -Ai beri edhe nje djale, dhe djali e kishte emrin Buri. -Ndersa Buri, pati nje djale qe e quajti Bor dhe Bor u martua me Bestla. Bor dhe Bestla ishin prinderit e zotave te mbreterise qiellore. Miti vazhdon, por duhet…

Lexo më shumë
Sporte 

Dortmund rrit interesimin në Bonaventuran

Borussia Dortmund ka rritur interesimin e tyre për mesfushorin e talentuar të Milanit, Giacomo Bonaventura. Sipas seksionit sportiv të QS në La Nazione, italiani është një objektiv i fortë transferimi për skuadrën nga Bundesliga. Ai mbush 29 vjet në muajin gusht dhe agjenti Mino Raiola dihet se ka lidhje me tashmë me Dortmundin. Reprezentuesi italian është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020, por mund të largohet nga San Siro. Largimi i tij do të ishte i mundshëm nëse Milani përjashtohet nga Evropa për shkak të shkeljeve financiare të…

Lexo më shumë
Sporte 

Kaos tek Argjentina, futbollistët bojkotojnë stërvitjen dhe e lënë Sampaolin në stol

Një situatë kaotike ka mbërthyer kombëtaren e Argjentinës, në këtë Kampionat Botëror që po mbahet në Rusi. Një klan lojtarësh të Argjentinës i kanë kërkuar zyrtarisht Federatës që të shkarkojë trajnerin Jorge Sampaoli para ndeshjes së fundit ndaj Nigerisë, por kjo e fundit e ka refuzuar këtë kërkesë. Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, fillimisht ka qenë i lëkundur me këtë kërkesë, përcjell KP. Por, pas një takimi me vetë trajnerin ka vendosur ta konfirmojë në detyrë Sampaoli, duke sjellë përçarjen mes trajnerit e Federatës nga njëra anë…

Lexo më shumë
Rajon 

I vendosin tritol në lokal, policia e çaktivizon në kohë

Mesditën e sotme në qytetin e Burrelit, në pjesën e jashtme të dritares së lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp i mbështjellë me lëndë plasëse. Kallëpi nuk ka arritur të shpërthejë dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë së Matit, është bërë çaktivizimi i saj. Policia e Matit ka nisur hetimet, teksa ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po këqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit/ëve. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial