LDK-ja fton qytetarët që të dalin në zgjedhje për ushtruar të drejtën e tyre

Doruntinë Maloku dhe Besian Mustafa, nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së, në konferencën e parë për medie sot në mëngjes, i kanë ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese. “LDK-ja është e bindur që sot qytetarët do të ushtrojnë obligimin e tyre qytetar dhe se ky proces do të shkojë mbarë. Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht në votime, sepse vetëm kështu marrim të gjitha përgjegjësitë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, kanë thënë Maloku dhe Mustafa. LDK-ja garon…

Read More

Osmani: Me fitoren e LDK-së të hënën zgjohemi të lirë dhe të barabartë

Para mijëra qytetarëve në Gjilan, në tubimin përmbyllës të fushatës së LDK-së, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani tha të premten se Kosova ka vendosur ta lidhë fatin e vet politik me LDK-në, prandaj me fitoren në zgjedhje, të hënën të gjithë qytetarët e Kosovës do të zgjohen të lirë dhe të barabartë në shtetin që ata meritojnë. “Së bashku do ta bëjmë shtetin tonë të lirë dhe të barabartë për të gjithë, një shtet të zhvilluar ekonomikisht, ku fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe të moshuarit e gjejnë perspektivën e tyre,…

Read More

Petrit Hajdari, kandidati më i denjë për deputet në Kuvendin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), në zgjedhjet nacionale të 2019 në listën e saj me kandidatë për deputet për Kuvendin e Kosovës ka sjell edhe një numër të konsiderueshëm të emrave të rinj që konkurrojnë për herë të parë për të fituar vendin e deputetit në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Një ndër këta emra të rinj është edhe Petrit Hajdari me numër 70 në listën e kandidatëve për deputet nga kjo parti. Petrit Hajdari (1983) është pjesë e PDK që nga themelimi i saj duke qenë edhe antarë…

Read More

Vjosa Osmani: Paratë e tenderëve të asfaltit do t’i investojmë në arsim e shëndetësi

Gjatë një takimi me qytetarët e Degës së III-së të LDK-së në Prishtinë, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, tha të enjten se paratë e asfaltit dhe përqindjet e korrupsionit nga tenderët, gjatë mandatit të saj qeverisës do të investohen në arsim, shëndetësi dhe perspektivë për të rinjtë tanë. “Qindra miliona të buxhetit i kanë shpenzuar në asfalt dhe tenderë korruptivë, ndërsa shëndetësia, arsimi, rinia dhe pensionistët kanë mbetur në gjendje të mjerueshme. Kjo praktikë korruptive do të marrë fund më 6 tetor me fitoren…

Read More

Vjosa Osmani zotohet për rritje të pensioneve dhe krijimin e Fondit Pensional

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se me qeverisjen e saj, barnat për pensionistë do të jenë falas, ndërsa do të ketë reformë në sistemin pensional të Kosovës, çka do të mundësojë rritje të pensioneve, ulje të pragut prej 15 vitesh dhe krijimin e Fondit Pensional. Gjatë një bashkëbisedime me pensionistët në Prishtinë, Osmani tha se në qeverinë e saj investimet buxhetore do të kthehen në një investim për njerëzit e Kosovës, ku përfshihen edhe pensionistët. “Nga 6 tetori e tutje, qeveria jonë do të ketë një…

Read More

LDK paraqet kallëzim penal në polici për lajmet e rrejshme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës, për lajmet e rreme me të cilat po sulmohen lidershipi i partisë dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani. Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Policia që në bashkëpunim me Prokurorinë të identifikojë dhe të dërgojë para drejtësisë ata që po përhapin lajme të rreme kundër kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani. Një ditë më parë, një faqe në Facebook, e cila mbështetë Lëvizjen Vetëvendosje, ka shpifur se gjoja LDK dhe Vjosa Osmani po paguan nga 10 euro…

Read More

Osmani: Arsimi prioritet i lartë duke ndryshuar mentalitetin qeverisës

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, në prezantimin e Programit të saj në fushën e arsimit, tha të dielën se arsimi do të jetë prioritet i lartë, reformimi i të cilit do të arrihet nëpërmes ndryshimit të mentalitetit qeverisës. “Programi ynë i jep prioritet të lartë arsimit. Një ndërrim total të mentalitetit qeverisës që e kemi parë nga qeveria e fundit. Do të kemi shumëfish më shumë investime sesa që kemi pasur deri më tash, duke e konsideruar arsimin si një nga shtyllat, nëpërmes të…

Read More

LDK-ja parasheh sistem arsimor të depolitizuar, transparent dhe llogaridhënës

LDK do të ndërtojë sistemin arsimor të depolitizuar, që karakterizohet nga transparenca, pjesëmarrja dhe llogaridhënia, ka thënë në konventën e LDK-së, Xhavit Rexhaj nga Këshilli i ekspertëve të LDK-së për arsim. Duke shpalosur pjesë të programit për arsim të LDK-së, Rexhaj ka thënë se në dy – deri katër vitet pasuese, sistemi arsimor në Kosovë do të transformohet në një sistem modern dhe të integruar në trendet më moderne evropiane. “Përfshirja në edukimin parashkollor për moshën 4 deri 5 vjeçare do të rritet prej 5 % në së paku 50…

Read More

AKR-ja: Vetëm ne e luftojmë korrupsionin

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka prezantuar programin e saj qeverisës me kandidatët për deputet nga Komuna e Ferizajt. Në mungesë të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ka folur zëvendëspresidenti i kësaj partie Vesel Makolli, i cili ka thënë se lideri i tyre, është shembull i një burrështetasi, e jo politikani. “Shembulli i sotit e vërteton që Behgjet Pacolli është burrështetas por politikan. Behgjet Pacolli është ndërmarrës i cili e ka formuar një plan që mbështetet në shtyllat kryesore të shtetit dhe…

Read More

Haradinaj tregon për arsyet e vizitës në ShBA (Video)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ka folur rreth vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Haradinaj ka thënë se ka qenë tepër e rëndësishme vizita e tij në ShBA për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, siç ishte ideja e korrigjimit të kufijve. Ai ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë ballafaqimi me këtë ide. Haradinaj ka thënë se në ShBA nuk është takuar me zyrtarët serb e as me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka treguar se…

Read More