DW: Kosovë-Serbi – Askush nuk lëviz nga llogoret

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e këtyre vendeve gjenden në pozicione të kundërta. Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq takohen të dielën (24.06) në Bruksel. Ka shanse për marrëveshje? DW shkruan se presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq takohen këtë të dielë (24.06) në Bruksel, në „fazën finale” të dialogut për normalizimin […]

Brenda natës një sërë grabitjesh në Shëngjin

Një sërë grabitjesh brenda natës në Shëngjin, hajdutët përfitojnë nga stuhia. Nga burime jozyrtare mësohet se tentativat kanë ndodhur brenda natës, teksa mësohet se janë vjedhur pesë milionë lekë në pikën e këmbimit valutor. Grabitësit kanë përfituar nga mungesa e energjisë për shkak të stuhisë që ka kaluar mbrëmë në zonë. Policia vijon hetimet.

Kapiteni Lichsteiner arsyeton festën e Xhakës e Shaqirit, trajneri Petkoviq mban balancën

Kapiteni i Zvicrës, Stefan Lichsteiner, u jep të drejtë Xhakës dhe Shaqirit për mënyrën e festimit të golave duke bërë me duar shqiponjën dykrenare. Në fakt, vetë Lichsteiner është fotografuar duke formuar simbolin e shqiptarëve. “Xhaka dhe Shaqiri e bënë shumë mirë që festuan në atë mënyrë. Serbët shkruajnë dhe provokojnë prej disa ditësh, pastaj […]

Thaçi e Haradinaj shprehin ngushëllime për vdekjen e Sinanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të […]

Lajmi i fundit:Vdes në një aksident basketbollisti kosovar, të lënduar edhe vëllezërit

Gazmend Sinani, përfaqësues i Kosovës në basketboll, ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë. Federata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë njofton opinionin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar […]

Haradinaj: Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë, të cilat po bëhen nga kompania “Air Energy”. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se arsyeja e vizitës është për tu njohur më për së afërmi me përparimet që kanë ndodhë në investimet në […]

Reshitaj: Trajtimi i ujërave të zeza prioritet qeveritar

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në ceremoninë e vënies së gur-themelit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Komunë e Gjakovës, projekt ky që po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Gjermanisë dhe asaj të Zvicrës. Ministrja Reshitaj pasi falënderoi donatoret për përkrahjen deklaroi se impiantet për trajtimin […]

1 141 142 143 144 145