Jevtiq: Konflikti i ngrirë nuk është në interesin e serbëve

Konflikti i ngrirë në Kosovë nuk është interes të serbëve, por vetëm arritja e një zgjidhje kompromisi, e cila do të sigurojë paqen, stabilitetin dhe jetën normale, tha sot për tanjug Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe. “Ne ishim duke u dobësuar nga konflikti i ngrirë, në njëfarë mënyre ne ishim gjithmonë në humbje sa herë […]

Obiliqi do të bëhet me Shtëpi të re të Kulturës, rrënohet e vjetra

Shtëpia e vjetër e Kulturës në Obiliq është rrënuar sot. Rrënimi i këtij objekti liron hapësirën për ndërtimin e Sheshit në këtë komunë dhe Shtëpisë së re të Kulturës e cila është duke përfunduar, transmeton kp. Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se qytetit të Obiliqit po i kthehet pamja moderne dhe me realizimin […]

Arsenali i prin garës për Andre Gomesin

Arsenali po i prin garës për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomes. Gomesi kaloi te Barcelona nga Valencia në verën e vitit 2016, por ka dështuar të adoptohet në klubin e Barçës. Sezonin e kaluar ai realizoi 31 paraqitje në të gjitha garat dhe sipas ESPN Unai Emery është i vendosur për transferimin e […]

Presidenti Thaçi ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të mërkurën në një takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Prishtinë, Henrik Nilsson. Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Nilsson për punën që ka bërë përgjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. “Suedia gjithmonë ka mbështetur Kosovën, sidomos në fazën e shtetndërtimit […]

Ulet numri i aksidenteve në trafik

Pas fillimit të zbatimit të nenit 43 të Ligjit për Automjete, Nr. 05/L-132 dhe pas rritjes së masave të sigurisë në komunikacion nga ana e Policisë së Kosovës, në Republikën e Kosovës ka filluar të bie numri i aksidenteve në trafik. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar, numri […]

Hamza merr pjesë në samitin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë

Ministri i Financave i Republikës së Kosovës Bedri Hamza, ka marrë pjesë në samitin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Vjenë të Austrisë. Ky samit vjen si vazhdimësi e procesit të Berlinit dhe ka për qëllim t’i diskutojë zhvillimet ekonomike të vendeve të rajonit me qëllim të bashkëpunimit dhe të […]

Gruaja 92-vjeçare vret djalin e saj

Një grua amerikane, 92-vjeçare ka vrarë djalin e saj 72-vjeçar, pasi ka kundërshtuar që të dërgohet në shtëpi të përkujdesit, ka thënë Policia e Arizonës. Anna Mae Blessing, e akuzuar për vrasje ka kundërshtuar synimet e djalit të saj për ta dërguar gruan në shtëpi të përkujdesit për ditë të tëra, thuhet në dokumentet e […]

Gashi: Palestra në Samadrexhë përfundon këtë vit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot vendpunishten e Palestrës Sportive në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi u takua me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Pas inspektimit të punimeve, ministri Gashi është zotuar për sigurimin e fondeve për finalizimin e projektit brenda këtij viti. “Ka […]

Haradinaj: Britania e Madhe ka rol të rëndësishëm për vendin

“Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim, Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e informoi z. […]

Haradinaj: Aktivizimi i sistemit mbrojtës për vreshtat i nevojshëm për Rahovecin

“Krijimi i Zonës Ekonomike në Komunën e Rahovecit është lajm i mirë për bizneset e kësaj komune, për zhvillimin ekonomik, por edhe për të punësuarit”, kështu ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri disa fshatrave të Komunës së Rahovecit. I shoqëruar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, kryeministri Haradinaj, ka vizituar Zonën […]

1 127 128 129 130 131 145