Kosnett: SHBA-ja kurrë s’ka inkurajuar ndryshim të kufijve të Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se Uashingtoni zyrtar asnjëherë s’ka inkurajuar ndonjë ide për ndryshimin e kufijve të Republikës së Kosovës. Këto deklarime Kosnett i ka bërë në një intervistë për “Jeta në Kosovë”, ku ka folur edhe për çështjen e përmbylljes së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd. “Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, ka thënë Kosnett. Tutje diplomati amerikan ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje…
Lexo më shumë