Kadri Veseli e pranon humbjen, PDK’në e çon në opozitë

Lideri i PDK’së, Kadri Veseli s’ka ofruar dorëheqje pse e ka nxjerr partinë të tretën. Ai ka thënë se do të shkojë në opozitë. Veseli ka thënë se kanë punuar shumë por s’kanë arritur të fitojnë. Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka uruar fituesit, teksa ka thënë se PDK-ja do të dalë në opozitë. PDK ka dalë e treta në këto zgjedhje me rreth 20 për qind të votave. Prej vitit 2007 është në pushtet. Kadri Veseli shënon humbjen…

Read More

(E përditësuar) Rezultatet në Prizren, Vetëvendosja në epërsi

Në Prizren vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje. Tanimë janë numëruar 26.220 të votave në qytetin e Prizrenit. Lëvizja Vetëvendosje ka 6757 të votave. PDK ka 6226 të votave ndërsa LDK ka 5100. Koalicioni Nisma-AKR-PD ka 1664 vota në këtë komunë. 21:50 Në qytetin e Prizrenit deri më tani janë numëruar 22.460 të votave. Lëvizja Vetëvendosje është në epërsi ndaj subjekteve tjera. Lëvizja Vetëvendosje ka 5750 vota. PDK-ja ka 5240 vota, ndërsa LDK-ja ka 4293.

Read More

Vuçiq: Lista Serbe fituese

“Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Beograd, pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. “Lista Serbe ka arritur fitoren më bindësi. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”, ka thënë Vuçiq.…

Read More

DV-ja numëron 80 për qind të votave, prin LDK-ja

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën sot, ku votuan mbi 800 mijë qytetarë. Përmes një postimi në Facebook, DV-ja ka bërë me dije se në bazë të rezultateve preliminare për fletëvotimet e numëruara për 2047 vendvotime ose 80% e vendvotimeve në gjithë Kosovën prin LDK-ja me 24,63 %. Sipas DV-së, pas LDK-së me përqindje më të madhe të votove renditet Lëvizja Vetëvendosje me 24,27 % dhe Partia Demokratike e Kosovës me 22,41%. /Gazeta Express

Read More

LIVE/ Numërohen mbi 50 për qind të votave, Vetëvendosje përmbys LDK-në

Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar mbi 50 për qind të votave në total. Prej 439.584 sa janë numëruar nga totali prej 851 mijë votuesve të përgjithshëm, Lëvizja Vetëvendosje ka përmbysur rezultatin ku tani po udhëheq me afërsisht 300 vota përpara LDK-së. Vetëvendosje ka 25,47 për qind të votave ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 25,42 për qind të votave. Këto dy parti po garojnë ngushtë për vendin e parë, derisa ndiqen nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka 95,938 vota të numëruara apo 21,83 për qind.

Read More

Kjo është diferenca aktuale mes PDK-së dhe dy partive të para

KQZ po vazhdon me numërimin e votave nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën sot në Kosovë. Aktualisht, garë e ashpër është duke u zhvilluar mes LDK-së e VV-së për vendin e parë, shkruan lajmi.net. VV ka 104 mijë e 578 vota, teksa LDK ka 104 mijë e 959 vota. E treta është PDK me 91 mijë e 398 vota, pra me dallim afërsisht prej 13 mijë votash nga dy partitë e para.

Read More