Lajme Vend 

Reagimet e ashpra të Nismës dhe VV-së ndaj rinumërimit, detyrojnë KQZ të merr masa

Kryetarja e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka reaguar pas deklaratave të ashpra të Nismës dhe VV-së ndaj njera tjetrës. Dakaj u ka bërë thirrje përfaqësuesve të subjekteve politike dhe vëzhguesve të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik, transmeton lajmi.net. “Zyrtarët e numërimit duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirë, të papenguar dhe profesionale.…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Eskalon situata: NISMA e akuzon VV-në për orgji në parti

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat nga Serbia, ka pasur disa përplasje në mes të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate. Erzen Musliu, zëdhënës i degës së Nismës në Prizren i është përgjigjur Alban Krasniqit i cili ka lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Nismës në QNR për ngacmime seksuale. “Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, ka shkruar Musliu. Anëtari i VV-së në QNR, Alban Krasniqi që njëherit është edhe bashkëshorti i ish-deputetes Albulena Haxhiu, ka akuzuar  anëtarët e…

Lexo më shumë
Lajme 

Remzie Mustafa u gjet në bodrumin e një shtëpie, policia jep detaje tjera

Policia e Kosovës ka dhënë detajet finale lidhur me gjetjen e Remzie Mustafës, gruas nga Prishtina e cila ishte shpallur e zhdukur tash e tetë ditë. Policia ka treguar se Mustafa është gjetur gjatë ditës së djeshme në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Të njëjtës pas rastit i është bërë tretmani mjekësor dhe më pas është kthyer në familjen e saj. Kujtojmë se për gjetjen e Remzie Mustafës ishte angazhuar një numër i madh njerëzit, duke përfshirë policinë dhe grupe të ndryshme personash…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Paratë nga konfiskimi i pasurisë mund t’u barten organeve të sigurisë dhe drejtësisë

Më shumë se 3.8 milionë euro llogaritet vlera e konfiskuar e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme gjatë pesë viteve të fundit, kurse vlera e pasurisë së sekuestruar, arrin në mbi 150 milionë euro. Këto shifra tregojnë një disproporcion jashtëzakonisht të madh në mes pasurisë së sekuestruar dhe asaj të konfiskuar. Konfiskiminënkupton marrjen e përhershme të pasurisë sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.…

Lexo më shumë
Lajme 

Alarmante, sivjet humbën jetën 97 qytetarë në aksidentet

Vetëm brenda këtij viti kanë vdekur 97 persona gjatë aksidenteve në trafikun rrugor, ndërsa që nga paslufta kanë humbur jetën mbi 2500 persona nga aksidentet në trafik, ndërsa mesatarisht në vit numri i aksidenteve me fatalitet është 122. Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës. Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të…

Lexo më shumë
Sporte 

Kosova humb shansin për kualifikim direkt, por ëndrra vazhdon

Edhe matematikisht, Kosova nuk ia ka dalë që të kualifikohet në “Euro 2020” përmes kualifikimeve të rregullta, por ëndrra vazhdon. Kosova do ta kërkojë Kampionatin Evropian përmes Nations League Kosova është mposhtur 2-1 nga Çekia në ‘Doosan Arena’, duke humbur edhe matematikisht shanset që të kualifikohet në Euro 2020 nga Grupi A. Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa ‘Dardanët’ e nisën furishëm pjesën e dytë. Atdhe Nuhiu shënoi për 0-1 në minutën e 50-të. ‘Dardanët’ u mbajtën deri në minutën e 71-të, kur Kral shënoi për 1-1 derisa…

Lexo më shumë
Sporte 

Flet Golashënuesi: Jam krenar me secilin lojtar dhe secilin nga stafi

Atdhe Nuhiu ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes kundër Çekisë. Nuhiu është shprehur i lumtur me mundësinë që i dha trajneri, por ka shprehur edhe mërzinë për dëmtimin e Vedat Muriqit, i cili pësoi dëmtim para ndeshjes. Nuhiu zuri vendin e Muriqit, por ai vet beson se ishte Muriqi ai që duhej aktivizuar në këtë ndeshje, nëse fati nuk do donte që ylli i Fenerbahce të dëmtohej, shkruan lajmi.net. Më poshtë lajmi.net ua përcjell intervistën e Nuhiut. “Jam i gëzuar që më erdhi rasti të luaj. Kemi qenë të…

Lexo më shumë
Sporte 

Challandes pas humbjes në Çeki: Kosova duhet të jetë krenare, nuk mund të jem nervoz

Bernard Challandes ka dhënë komentet e tij pas humbjes nga Çekia. Trajneri Bernard Challandes ështe shprehur krenar me skuadrën e tij, edhe pas humbjes së Çekisë. Ai ka lavdëruar skuadrën për kampanjën, por jo edhe për paraqitjen në ‘Doosan Arena’, shkruan lajmi.net. Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Challandes, pas ndeshjes. “Ne kemi pasur një skuadër si Kosova që luftoi por nuk mund të luanim lojën tonë. Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë dhe duhet ta pranojmë se ishin më të mirë. Urime për kualifkimin” “Kisha një ndjenjë…

Lexo më shumë
Sporte 

Nuhiu: “Jemi të mërzitur”

Atdhe Nuhiu nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 2-1 nga Çekia dhe dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian përmes kualifikimeve të rregullta. Ai realizoi golin e vetëm të ‘Dardanëve’ në humbjen nga Çekia. Sido që të jetë, Kosova ka një tjetër shans, atë përmes Ligës së Kombeve. “Ai ka bërë paraqitje t’mira dhe ka luajtur gjithmonë, unë besoj se e kam dhënë maksimumin pasi mu dha rasti. Por ky gol nuk vlen meqenëse nuk e fitum ndeshjen”, u shpreh Nuhiu. “Kemi prit një Çeki agresive, që kanë me…

Lexo më shumë
Sporte 

Thaçi pas ndeshjes së “Dardanëve” në Çeki: Në humbje dhe fitore, jeni heronjtë tanë

Pas humbjes së Kosovës në futboll në ndeshjen kundër Çekisë, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar se futbollistët e Kombëtares janë heronjtë e Kosovës. Ai ka ndjekur lojën nga afër në Plzen të Çekisë dhe ka bërë disa postime në Facebook radhazi për t’i uruar fat Kosovës. “Në humbje dhe fitore, me apo pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë!”, ka shkruar ai. Kosova humbi 2-1 në udhëtim përballë Çekisë, në kualifikimet për Euro 2020.

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial