NISMA e bindur se do ta kalojë pragun, mirëpresin deklaratat e LDK-së për bashkëpunim

Koalicioni NISMA-AKR-PD ende nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat nuk përfshijnë votat me kusht, me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Në bazë të votave të numëruara deri tash ky koalicion në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 39 mijë e 495 vota apo 4.96%. Pavarësisht kësaj, NISMA po shihet e përshtatshme për të formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ditë më parë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova në një deklaratë të dhënë për…

Read More

Kompensimi i viktimave të krimit e meta më e madhe e shtetit

Nga tetori i vitit 2018 deri në shtator të këtij viti, nga statistikat e menaxhuara nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, janë 1313 raste të përfaqësuara si viktima të dhunës në familje. Sipas organizatave të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut, kompensimi i viktimave është e meta më e madhe e shtetit. Të njëjtat kritikojnë institucionet e vendit se nuk kanë kapacitete për të parandaluar rastet e dhunës. Basri Kastrati, menaxher  i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, ka treguar për KosovaPress, se sa ka qenë numri…

Read More

‘Deklarata e Hahn diabolizëm’/ ‘Rama i vendosi Shqipërisë murin e izolimit me Europën’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për ABC News, tha se sot jemi në një situatë që Shqipërisë i është vendosur edhe njëherë muri i izolimit me Europën. Alibeaj tha se pengesa e vetme për integrimin në Europë është kryeministri Rama. “Shumë shpejt po kuptohet graviteti i asaj që ka ndodhur. Çfarë ka ndodhur? E ka thënë Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka dhe jo vetëm. S’kanë thënë një gjë tjetër. Gjatë këtyre 10-15 vjetëve kemi pasur tentativa për të çelur negociatat këtë vit nuk ka një datë tjetër…

Read More

Edhe 32 milionë për Bechtelin, a do të paguajë Qeveria Kurti për kyçjet e reja në “Arben Xhaferi”

32 milionë euro pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit dy kyçjet në Autostradën “Arbën Xhaferi”, dhe ndërtimi i mbikalimit në Paldenicë. Ministria e Infrastrukturës tashmë ka paraqitur kërkesë në Ministrinë e Financave për ndarjen e këtyre mjeteve. Vendimi për zgjatjen e afatit të Kontratës me “Bechtel&Enka” ishte marrë vetëm një ditë para se të prehej shiriti i kësaj autostrade, derisa punimet pritet të zgjasin deri në fund të 2020’ës. “Arbën Xhaferi” është lëshuar për qarkullim më 29 maj të këtij viti. Rreth pesë vite më parë në një ceremoni shtetërore…

Read More

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes tregon cilat ministri nuk ia japin assesi LDK’së

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka qenë i ftuarin në emisionin Frontal Live në televizionin T7. Sveçla ka thënë se të gjithë ata që e kanë keqpërdor buxhetin e Kosovës do ta paralizohen me ardhjen e qeverisë Kurti. Sipas Sveçles dy dikastere të rëndësishëm do ti takojnë partisë së tij. “Qëndrimi i VV-së është që nuk do të kemi një qeveri të sulltanateve, siç ka ndodh më herët pasi do të jetë qeveria Kurti. Ministria e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do ti takojnë VV-së, nëse do të…

Read More

96 mijë foshnje vdesin për çdo vit në Etiopi

Në raport thuhet se vendi ka 2.6 milionë fëmijë midis moshës 7 dhe 14 vjeç, të cilët ende nuk janë në gjendje të ndjekin mësimet Në Etiopi çdo vit humbin jetën 96 mijë foshnje për shkak të mungesës së kushteve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA). Raporti i qeverisë së Etiopisë dhe UNICEF-it mbi statusin e grave dhe fëmijëve në Etiopi në fusha të ndryshme, të tilla si shëndetësia dhe arsimi, u prezantua në kryeqytetin etiopian Addis Ababa. Raporti thekson se në vitet 2000 kanë vdekur 58 në 1 mijë fëmijë…

Read More

Nicholas Giacobbe, emërohet zëvendësambasador i SHBA-së në Kosovë

Nicholas Giacobbe, është caktuar zëvendësambasador i ri në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Kjo është e ditur nga ambasadori amerikan Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter, Kosnett e ka quajtur diplomat të mençur dhe me eksperiencë, Giacobben. “I kënaqur që po e prezantoj zëvendës ambasadorin e ri në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nick Giacobbe. Nicku është diplomat i mençur dhe me eksperiencë, i cili me gruan e tij Cory, është gati ta njohë vendin dhe të kontribuojë në forcimin e lidhjeve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Kosnett, teksa…

Read More

Partitë serbe të gatshme për bashkëpunim me qeverinë e re

Subjektet politike, të cilat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë kanë përfaqësuar komunitetin serb, presin dhe janë të gatshme të bashkëpunojnë me Qeverinë e re të Kosovës. Njëri prej këtyre subjekteve thotë se pjesëmarrjen në qeverinë e re e kanë të garantuar me Kushtetutë, ndërkaq, subjektet tjera vlerësojnë që përbërja e qeverisë së re është shans, të cilin serbët e Kosovës nuk duhet ta lëshojnë. Megjithatë, Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila si parti e parë me më së shumti vota në zgjedhjet e…

Read More

Kurti: Prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin Italian, Piero Cristoforo Sardi. Siç thuhet në njoftimin e VV-së, Sardi përshëndeti mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor duke vlerësuar pjesëmarrjen aq të madhe të qytetarëve në zgjedhjet demokratike në vend. Ai tha se, pas certifikimit të rezultateve, është e rëndësishme të formohen institucionet dhe qeveria e re. Kurti e falënderoi ambasadorin Sardi për përkrahjen e deritanishme të Italisë ndaj Republikës Kosovës dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të ndërtohet e…

Read More

Kosova mungon me pjesëmarrje në nismat rajonale

Kohët e fundit, për arsye të ndryshme, Kosova ose është anashkaluar ose nuk ka qenë fare pjesëmarrëse e nismave e forumeve rajonale, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit. Rasti i fundit, ishte ai i para dhjetë ditëve kur disa nga vendet e Ballkanit, konkretisht Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Marrëveshja, e paraqitur në opinion edhe si “Mini Schengen” ballkanik, pritet të fillojë së zbatuari në vitin 2021, dhe është…

Read More