“ATO JANË SHPIKJE” – VV MOHON LINÇIMET E NJERËZVE NËPËR RRJETE SOCIALE

Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk qëndrojnë prapa mesazheve elektronike që janë duke u publikuar në media, kinse janë duke bërë thirrje për që ta ofendojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një reagim të tyre thuhet se ato janë shpikje që tentojnë ta zhvendosin fajin.

“Lëvizja Vetëvendosje qëndrimet dhe kërkesat i ka publike dhe reagon përmes zyrtarëve e deputetëve të saj, hapur. Në këtë drejtim Lëvizja nuk qëndron prapa SMS dhe thirrjeve të tilla. Ato janë shpikje e dikujt që tenton të zhvendosë fajin. Ne nuk qëndrojmë prapa tyre”, kanë deklaruar nga Vetëvendosje.

Një ditë pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, militantët e partisë së tij kanë nisur “luftën” për të lincuar e mashtruar njerëzit përmes rrjeteve sociale.

Ta përmes sms dërguar qytetarëve kanë kërkuar përkrahje për Kurtin duke bërë thirrje që të shahen e fyhen njerëzit e LDK-së.

“Përkrahne Albinin, hini ne faqe like&share . Fyeni e shani LDK-në kishe jem votus pot ash dolem ne VV . Ma shume se kurr kem nevojë mu aktivizu me cdo profil qe mundeni”, shkruan ne sms dërguar qytetarëve.

Qeveria Kurti është shkarkuar me votat e 82 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pas mocionit të inicuar nga partneri qeverisës LDK-ja.

Ardian H

Read Previous

Legjenda e Italisë: “Harrojeni futbollin, s’ka Serie A”

Read Next

RrGK dhe QKSGJ dënojnë gjuhën seksiste të deputetëve të Kuvendit të Kosovës