“AS HAKI ABAZI NUK E KA DITË QË U SHKARKU AGIM VELIU”

Gani Geci, ish deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme e Administratës nuk kanë qenë në dije as zëvendëskryeministrat, as askush. 

Geni në lidhje direkte për rvt Dukagjini ka bërë më dije që menjëherë pas shkarkimit të Veliut ka telefonuar Haki Abazin.

Në bisedën e tyre, Geci thotë se e ka pyetur Abazin se si është marrë vendimi për shkarkim të Veliut, e që sipas tij as zëvendëskryeministri ska qenë në dijeni.

“A e shkarkuat Agim Veliun a, a doni me rrëzu Qeverinë a qysh”, ka deklaruar Geci ti ketë thënë Haki Abazit, teksa ky i fundit I ka thënë që nuk po e di.

“Prej mediave e kanë kuptu edhe ata”, u shpreh Geci teksa shtoi se Kurti duhet ta marrë parasysh propozimin e Anton Qunit, për tërheqje të taksës e kthimin e Veliut në krye të ministrisë.

“Mos e prish këtë koalicionin, ma mirë është me qëndru në qeveri me shku në Washington mi pa ato marrëveshje”, ka thënë Geci,, përcjell Insajderi.

Kundër propozimit të Qunit tashmë është shprehur vet Agim Veliu, teksa ka theksuar se propozimi i tij nuk është në koordinim me LDK-në dhe se duhet të vazhdohet me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

Ndihmëstrajneri i Barçës në izolim: Koronavirusi po më privon gjithçka që më bën të lumtur

Read Next

SHABAN SYLA, LETËR NGA BURGU PËR DY ZYRTARËT E LARTË TË VV-SË: KËTA TRE NJERËZ E SHKARKUAN NEKIBE KELMENDIN