Arteta i kundërpërgjigjet yllit të Brightonit: I njoh lojtarët e mi

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i është kundërpërgjigjur pretendimit të sulmuesit të Brightonit, Neal Maupayt, se lojtarëve të Topçinjve u mungon përulësia. Trajneri Arteta ka thënë se ai e njeh lojtarët e tij dhe se përulësia nuk është një cilësi që u mungon atyre.

Neal Maupay i akuzoi lojtarët e Arsenalit për mungesë të përulësisë dhe tha se se lojtarët e Topçinjve e morën atë që e merituan në disfatën me rezultat 2:1 kundër Brightonit. Maupay insistoi se ai nuk ishte fajtor për lëndimin e Bernd Lenos,

Bernd Leno kishte dalë nga loja me plot zemërim ndaj Maupayt, pasi që e kishte zënë këmbën në një pozitë të keqe pas një përplasjeje mes dyshes gjatë pjesës së parë të ndeshjes, që kishte bërë që portieri i Arsenalit të detyrohej ta linte ndeshjen në gjysmë. Më vonë, Maupay e shënoi golin e fitores për Brightonin në sekondat e fundit të ndeshjes, ndërsa një numër i lojtarë të Arsenalit iu rrethuan atij menjëherë pasi gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes.

Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi i Brightonit tregoi se ai kishte shkuar në zhveshtore të Arsenalit për të kërkuar falje për incidentin që çoi deri te lëndimi i Lenos, për të cilin e theksoi se ishte aksident. Ndërsa, s’u shpreh aspak i impresionuar me sjelljen e lojtarët të Arsenalit në fushë.

 “Lojtarët e Arsenalit ndoshta duhet të mësojnë për përulësinë. Ata flisnin shumë dhe në fund e morën atë që e merituan. Unë thjesht shkova ta fitoja topin, kur ai ra në tokë, e ndrydhi gjurin. Ky është futbolli, ka gjithmonë prekje mes lojtarëve. Nuk e pata qëllim ta lëndoja. Kërkoj falje sërish dhe i uroj shërim të shpejtë”, kishte thënë Maupay.

Me këtë deklaratë të të tij s’u pajtua aspak Arteta, i cili gjithashtu bëri të ditur se lëndimi i Lenos duket serioz, por se s’do të dihet asgjë deri kur t’i bëhen testet atij.

“Ai mund të thojë çfarëdo që të dojë. Unë i shoh lojtarët e mi dhe një cilësi që atyre nuk u mungon aspak është përulësia”, ka thënë Arteta.

Ardian H

Read Previous

Haaland: U bë m*t që e fitoi Bayerni Bundesligën

Read Next

Lirohet edhe polici i dytë i përfshirë në vrasjen që ngriti në këmbë amerikanët


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0