Artan Hoxha jep një tjetër version për krimin e trefishtë në Bllok

Ndërsa orët e minutat kalojnë, gazetari Artan Hoxha, zbardh detaje të reja nga ngjarja e një nate më parë ku u vra Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.
Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin.

Duke folur për Report Tv, ai thotë se, grupi i komandos Marvjol Bilo, që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty.

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.

Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë.

Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t;i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.

Gazetari

Read Previous

Me videon e re në Instagram modelja e njohur ‘trondit’ fansat

Read Next

Kush është truproja i Elvana Gjatës, nga misionet paqeruajtëse te ngjarja në Bllok