Arta Bajrami dhe Don Arbas lansojnë projektin e ri “Pse mu”

Ditë më parë, këngëtarja Arta Bajrami paralajmëroi projektin e saj të ri muzikor, i cili u publikua ditën e sotme (e premte).

“Pse mu” titullohet kënga e re, e cila erdhi si bashkëpunim me këngëtarin dhe njëherësh producenti, Don Arbas.

Fillimisht, ishte Arta e cila publikoi disa sekuenca të këngës në rrjetin social Instagram, që si tematikë ka dashurinë mes dy personave.

Don Arbas është producenti, i cili është përkujdesur për instrumentalin e këtij projekti, ndërsa teksti është realizuar nga Muma.

Klipi përmban skena të ndryshme, të cilat janë xhiruar nga produksioni “BUG Production”.

Kënga është publikuar në platformën YouTube dhe menjëherë ka marrë pëlqime nga fansat e dyshes. /Telegrafi/

Ardian H

Read Previous

Kompania Uber largoi nga puna 3.500 punonjës, si pasojë e COVID-19

Read Next

Vedat Muriqit iu ka bërë djali shok, babë e bir të lumtur krah njëri-tjetrit