ARSYEJA E SHKARKIMIT TË AVDULLAH HOTIT – DEKLAROHET GLAUK KONJUFCA

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i shkarkuar nga detyra të mërkurën, ka qenë njëri prej organizatorëve të rrëzimit të qeverisë.

Konjufca, në një intervistë për Deskun në Kohavision, ka deklaruar se arsyetimi për shkarkimin e Avdullah Hotit mund të gjendet në fjalimin që ish-zëvendëskryeministri dha dje në Kuvendin e Kosovës.

“Z. Hoti nuk ka pse të jetë në këtë Qeveri. Aq më tepër kur përdor asi terma për kryeministrin Kurti. Arsyetimin besoj që e ka thënë vet z. Hoti. Madje, u kuptua se ai ishte njëri prej organizatorëve”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se ka pasur kontakte me ministrat e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeveri. Ka thënë se beson që ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë në detyrë.

Ardian H

Read Previous

“Coronavirusi i ri, as i veçantë e as i padëgjuar” – ky është shpjegimi i studiuesit shqiptar të epidemiologjisë

Read Next

Mustafa: Po zhvillohet një fushatë e orkestruar kundër LDK-së