Arsenali pritet ta huazojë një talent gjatë janarit

Janari pritet të jetë një muaj tepër aktiv i Arsenalit në merkato

Skuadra nuk është në pozitë të mirë në tabelë dhe ardhja e Artetas si trajner shihet edhe me disa ndryshime që do të bëhen brenda kësaj skuadre.

E duket se mesfushori talent i Arsenalit, Emile Smith Roëe nuk është në planet e trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit dhe mund të huazohet në ndonjë klub për t’u zhvilluar

Sipas football.london, 19 vjeçari edhe përkundër që debutoi kundër Manchester Cityt në Premier Ligë, do të huazohet për të pasur më shumë minuta në këmbët e tij.

Mësohet se ai preferon qëndirimin në Angli e madje për shërbimet e tij janë të interesuara disa klube në Premier Ligë por edhe në Europë. 

Gazetari

Read Previous

Skuadra më e mirë e Liverpoolit në dekadën e fundit

Read Next

Kurti: VV bëri 4 kompromise, LDK asnjë, përtej kësaj dhe ndryshe nuk mundemi e nuk duam