Arrestohet një person në Lipjan, tentoi të godiste me veturë një biçiklistë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti me veturë ka tentuar ta godas një person i cili ishte me biçikletë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 16:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturë ka tentuar të godas viktimën mashkull kosovar, i cili ishte me biçikletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës./Telegrafi/

Ardiana K

Read Previous

Juventusi ngjall huti, lejon lojtarët t’i shkelin rregullat e vetizolimit

Read Next

RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE ME KORONAVIRUS NË SHQIPËRI