Arrestohet një femër në Pejë, dyshohet se i vjedhi një personi kuletën me para

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Pejë për të cilën dyshohet se i vjedhi një personi në Pejë, një kulete më para dhe me dokumente.

“Pejë 25.01.2020-13:00. Lidhur me rastin me datën 24.06.2020 për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale të vjedhjes  është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se viktimës mashkull kosovar ia kishte vjedhë kuletën me para, dokumente personale dhe kartelën e bankës me të cilën kartelë  në bankomat me datën kur ishte kryer vjedhja- ishin tërheqë para. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Fitore H

Read Previous

Ramos i kundërpërgjigjet Pique: Njerëzit nuk duhet të imagjinojnë gjëra rreth Real Madrid dhe gjyqtarëve

Read Next

Prishtinë: I hyjnë përmes ballkonit në banesë dhe i vjedhin para dhe stoli ari