Arrestohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ISIS-it, pas vrasjes së Al Baghdadi

Inteligjenca irakene ka arrestuar Abdul Nasser Qardash, kandidatin favorit për të pasuar Abu Bakr al Baghdadi si drejtuesin e ri të të ashtuquajturit shtet islamik, ISIS.

Ky fakt raportohet nga Al Arabiya online, duke cituar burime nga shërbimet irakene, dhe thuhet se arrestimi i tij vjen pas një pune të kujdesshme të inteligjencës.

“Terroristi me emrin Abdul Nasser Qardash, kandidati për të pasuar al Baghdadi, është arrestuar”, thuhet në deklaratën e shërbimeve të inteligjencës irakene.

Qardash, ishte një nga kandidatët kryesor që do të pasonte al Baghdadi, i cili u vra nga forcat amerikane, gjatë një sulmi në Idlib në muajin tetor.

Operacioni i shërbimeve për arrestimin e Qardash, vjen një muaj pasi Mustafa al Kadhimi, ish-kreu i inteligjencës irakene, u bë Kryeministër i vendit

Fitore H

Read Previous

20 vjeçari tenton ta rrëmbejë një vajzë 4-vjeçare në Korçë

Read Next

Policia arrestoi dje 4 persona për shkelje të masave të qeverisë, qytetet më të disiplinuara