Arrestohen tre persona, vodhën disa vetura në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohen se kanë mashtruar disa persona duke ua vjedhur veturat.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kontrolluar pesë lokacione.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë  nën dyshimin se të njëjtit në bashkëpunim kanë  kryer veprat e cekura, duke mashtruar disa pronar të veturave e disa vetura duke i vjedhur. Janë kontrolluar pesë lokacione lidhur me këto raste”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Fitore H

Read Previous

Lëndohet rëndë një punëtor në vendin e tij të punës në Novobërdë, dërgohet në QKUK

Read Next

Këmbësori që u godit mbrëmë në Prishtinë është në gjendje të rëndë shëndetësore