Arrestohen femra nga Serbia në një lokal nate në Zherovjan

Në aksionin e policisë në klub nate në fshatin Zherovjan të Tetovës, mbrëmë në periudhën prej orës 22.000 deri në ora 01:00 pas mesnate janë hasur gjashtë persona femra (tre nga Republika e Serbisë dhe tre shtetase të Maqedonisë).

Shtetaset serbe (dy të moshës 21 dhe një 26 vjeçare) janë arrestuar dhe dorëzuar në Sektorin për krim ndërkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme.

MPB-ja sot kumtoi se nëpunësit e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë kanë zbatuar kontroll aksioni në një objekt hotelierik në fshatin Zherovjan, pronë e një 28-vjeçari, banor i fshatit Bogovinë të Tetovës.

Gazetari

Read Previous

Thaçi dhe Haradinaj koordinohet me Ilir Metën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Read Next

McAllister nuk hedh poshtë mundësinë e korrigjimit të kufijve, thotë se duhet pajtueshmëri nga BE dhe OKB