Arrestohen dy persona në Prishtinë, organizuan bixhoz ilegal në lokalin e tyre

Janë arrestuar dy persona gjatë së martës për veprën “Organizim i skemave piramidale”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së martës në Prishtinë janë arrestuar dy persona për veprën “Organizim i skemave piramidale”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, të dyshuarit si pronar  të lokalit kanë organizuar lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Fitore H

Read Previous

Apostolova, Barisiç dhe Heldt shënojnë kalimin e presidencës së BE-së nga Kroacia te Gjermania

Read Next

Pretendimet e raportit të ri: Trump kishte ‘sulmuar’ gjatë bisedave telefonike këta liderë