Apple, Amazon, Facebook, Google përballen me pretendime për abuzim me pushtetin e tyre

Krerët e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë janë paraqitur para ligjvënësve në Uashington për të mbrojtur firmat e tyre kundër pretendimeve që ata abuzojnë me pushtetin e tyre për të larguar konkurrencën.

Bosi i Amazonës, Jeff Bezos tha se bota “ka nevojë për firma të mëdha”, ndërsa krerët e Facebook, Apple dhe Google argumentuan se kompanitë e tyre kishin nxitur risi.

Paraqitja vjen pasi ligjvënësit konsiderojnë rregullime më të ashpra dhe hetimet e konkurrencës janë duke u zhvilluar.

Disa kritikë duan që firmat të prishen.

Demokratët shtypnin titujt e teknologjisë për çështje të konkurrencës, ndërsa republikanët ishin më të shqetësuar për mënyrën sesi ata menaxhuan informacionin dhe nëse po margjinalizonin pikëpamjet konservatore.

Kongresisti David Cicilline, Demokrati që drejton komitetin e kongresit që mbajti seancën dëgjimore, tha se një hetim një vjeçar nga ligjvënësit kishte treguar që platformat në internet kishin “përdorur pushtetin e tyre në mënyra shkatërruese, të dëmshme në mënyrë që të zgjerohen”.

Ai tha se ishte i bindur që firmat ishin monopole dhe bëri thirrje për veprim.

“Disa duhet të prishen dhe të gjitha duhet të rregullohen siç duhet”, tha ai në fund të më shumë se pesë orëve të dëshmisë.

Mark Zuckerberg i Facebook, Jeff Bezos i Amazon, Sundar Pichai i Google dhe Tim Cook i Apple insistuan se ata nuk kishin bërë asgjë të paligjshme dhe theksuan rrënjët dhe vlerat amerikane të firmave të tyre./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Prishtina edhe sot prin me numrin e të infektuarve

Read Next

Peja me numër rekord të rasteve, 28 të infektuar me koronavirus për një ditë