Anthony Joshua vetëizolohet në shtëpi pas takimit me Princin Charles – 16 ditë pas infektimit me coronavirus

Anthony Joshua është duke qëndruar në shtëpi, pasi raportohet se ai është infektuar me coronavirus nga takimi me Princin Charles.

Kampioni i peshave të rënda në boks u takua me princin e Uellsit në një ngjarje shtetërore, derisa pas 16 dite u infektua me virusin.

Familja mbretërore qëndron në gjendje të mirë shëndetësore, pas infektimit të pandemisë botërore.

Por, Joshua ishte takuar me princin 71-vjeçar dy javë më parë dhe nga kjo gjë do të qëndrojë në vetëizolim.

30-vjeçari ka konfirmuar se ai ndihet mirë, gjersa ka zbuluar se ai ende nuk ka shenja të coronavirusit, ndërsa ka shkuar në 433 numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar.

AJ kishte publikuar më herët një postim në Twitter duke thënë që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin pa nevojë. /Telegrafi/

Ardian H

Read Previous

Dumoshi: Leze Qena ka merituar një përcjellje dinjitoze, do të kujdesemi për gjithçka pasi të mbarojë coronavirsi

Read Next

Shqetësim në Vatikan, sëmuret me COVID-19 bashkëpunëtori i Papës