Anëtari i bordit të Federatës së Kosovës, del pozitiv me virusin korona

Anëtari i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Lulzim Abazi, Asambleist i KK të Ferizajt, ish kryetari i klubit me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), kontribues i madh i sportit, ka rezultuar pozitiv në testin për virusin korona.  

“Desha të ju njoftoj që pasi që kisha disa simptoma të gripit, me datën 28.06.2020 jam testuar për virusin Covid19, dhe kam rezultuar pozitiv.

Tashmë disa ditë jam me simptoma të gripit dhe simptomat kanë filluar të lehtësohen.

Ju apeloj të gjithëve që të respektoni masat dhe rregullat e përcaktuara nga IKSHPK-ja, për arsye se ky virus nuk duhet të shpërfillet!”, njofton Abazi përmes profilit të tij në facebook.

Ardian H

Read Previous

Faruk Shala solidarizohet me Lulzim Abazin, anëtarin e bordit të FHK-së

Read Next

Avdyli: Heronjvve tanë në shëndetësi ua dhamë një shuplakë fytyrës në kohë pandemie