Ambasada e Francës nuk deklarohet për aktakuzën ndaj Presidentit, flet për Samitin e Parisit

Ambasada e Francës përmes një njoftimi në twitter ka treguar se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelraja gjermane, Angela Merkel, mbeten të gatshëm për organizimin e një Samiti në Paris për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se Franca dhe Gjermania presin që gjtihashtu dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit të rinis shumë shpejtë.

“Franca dhe Gjermania presin që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të rinis së shpejti. Bashkë, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron mbeten të gatshëm për të organizuar një Samit në Paris”, thuhet në njoftim.

Ky reagimi i Ambasadës Franceze vjen pas anulimit të takimit të Washingtonit, pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli.

Ardian H

Read Previous

Shifra e vërtetë e vdekjeve në Iran “mund të jetë pesë herë më e lartë” sesa shifrat zyrtare

Read Next

Martin Vulaj: Anulimi i takimit në Washington rrezikon që SHBA t’i lajë duart nga Kosova


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0