Aliu apel qytetarëve: Rrini në shtëpi edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, të mbrojnë vetën, familjen e shoqërinë.

Aliu ka thënë se qytetarët nuk duhet ta hedhin poshtë durimin e deritanishëm.

Pranvera çel me ofertën më të mirë nga Nissan – prej 9.40 euro dita, vetura e preferuar bëhet e juaja!

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

“Edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës më të rëndë shëndetësore në shekullin e fundit – virusin COVID 19 apo i njohur si Coronavirusi. Qëndroni në shtëpi, mbroni veten, familjen e shoqërinë. Orari i ndalimit të qarkullimit duhet me doemos të respektohet, është për shëndetin e të gjithëve e orari ku na lejohet të qarkullojmë, nuk duhet të abuzohet për dalje të panevojshme, përveç furnizimet e domosdoshme me ushqime”, ka shkruar Aliu në Facebook, transmeton Telegrafi.

Aliu ka pohuar se qytetarët e Ferizajt kanë respektuar rregullin dhe se edhe tani tani do ta dëgjojnë thirrjen për të qëndruar në shtëpi./Telegrafi/

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

Deklaratë nga Uashingtoni – Grenell, Kosnett, Palmer: Presim të punojmë me Qeverinë e re, ju sigurojmë se s’ka plan sekret për shkëmbim territoresh

Read Next

Haraqija: Qeveria më e mirë e momentit do të ishte LDK-PDK