Akuzat janë të shumta e serioze ndaj protagonistit kryesor në Gjykatën Speciale

Burjani: Thaçi është ftuar për t’u përgjigjur pyetjeve që deri më tash, ka pas heshtje në Kosovë

Javën e kaluar për katër ditë më radhë është intervistuar në Hagë, Presidenti Hashim Thaҫi nga një aktakuzë e ngritur nga Gjykata Speciale. Ai pas intervistës u deklarua se në fund mund të dalë i pafajshëm.

Presidenti Thaçi tha se “gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj dhe të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mia gjatë luftës”.

“Unë konsideroj se kemi pasur seanca produktive. Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë time. Në rast se ata bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të ndershme, ata lehtë mund të vijnë në përfundimin se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara”, theksoi Thaçi.

Megjithatë ende nuk dihet se kur kjo gjykatë do të dalë me një vendim përfundimtar. Njohësit e ҫështjeve juridike flasin rreth asaj se pse ka zgjatur aq gjatë intervistimi i Presidentit Thaҫi dhe cili mund të jetë vendimi përfundimtar.

“Thaçi nuk është i akuzuar por i pandehur”ImageRiza Smaka

Kështu, profesori dhe njohësi i ҫështjeve juridike, Riza Smaka e vlerëson situatën si mund të rrjedhë pas intervistimit të Presidentit Thaҫi në Hagë, e sipas tij e gjitha varet nga teksti i aktakuzës penale.

“Intervistimi i Presidentit z.Hashim Thaçit varet nga teksti i aktakuzës penale e cila akoma nuk e ka marr formën e prerë. Ndaj aktualisht z. Thaçi nuk është i akuzuar por i pandehur, një shkallë më e lehtë në procedurën penale. Referuar dënimit të z. Thaçit, në këtë fazë të procesit dhe procedurës penale nuk do të mund të bisedohej as të parashikohej nga se teorikisht aktakuza, në vijim, mund të flakët, të refuzohet tërësisht, të riformulohet duke hequr por edhe shtuar elemente të inkriminuara. Pavarësisht nga pretendimet akuzarore të Prokurorisë së Kolegjit të Specializuar, ҫështjen juridike – penale në fjalë do të gjykojë Gjyakata e Kolegjit të Specializuar “Gjykata Speciale”. Ajo Gjykatë ҫështjen në fjalë do ta vendosë në bazë të administrimit të provave, vërtetimit të gjendjes së fakteve dhe kualifikimit juridik të tyre”, vlerëson Smaka.

Burjani: Thaçi është ftuar për t’u përgjigjur pyetjeve që deri më tash, ka pas heshtje në KosovëImageBlerim Burjani

Ndërkaq analisti tjetër juridik, Blerim Burjani thotë se intervistimi i gjatë është në favor të Thaҫit, prokurori ka për qëllim që në mënyrë thelbësore të konstatoj se cila është përfshirja e Thaҫit në veprat për të cilat dyshohet ose është dëshmitar.

“Ai po intervistohet edhe si i dyshuar edhe dëshmitar, ideja e prokurorit është që të vërtetoj bazën e dyshimeve, pastrimi i bazës së dyshimeve do t’i ndihmoj Thaҫit që të mos i konfirmohet aktakuza, gjasat e Thaҫit janë që të mundë të i shpëtoj konfirmimit të aktakuzës, intervistimi i gjatë është proces që i konvenon Thaҫit, nëse nuk arrin prokurori të ketë fakte të bindshme për dyshime dhe argumente deri në tetor, Thaҫit nuk do t’i konfirmohet aktakuza, Thaҫi në këtë intervistim të gjatë është më tepër në cilësinë e dëshmitarit se sa të akuzuarit. Ai është ftuar për t’u përgjigjur pyetjeve që deri më tash, ka pas heshtje në Kosovë, nuk do të jetë vetëm Thaҫi i intervistuar për atë se ҫfarë dinë për ngjarjet, ka edhe të tjerë të cilet do të tregojnë për ngjarjet që kanë ndodhë në Kosovë”, vlerëson Burjani.

Mehmeti: Akuzat ndaj Thaçit janë serioze dhe të shumtaImageFaton Mehmeti

Nërkaq, analisti politik, Faton Mehmeti thotë se intervistimi i gjatë i Thaҫit do të thotë se akuzat janë serioze dhe të shumta. Sipas Mehmetit, Presidenti Thaҫi është protagonisti kryesor i Gjykatës Speciale.

“Fakti se ka zgjatur kaq shume intervistimi i Thacit nënkupton se akuzat ndaj tij janë serioze dhe të shumta. Shto këtu faktin se Gjykata Speciale është ngritur mbi akuzat e Dick Martyt ndaj Thaҫit, pra Thaҫi është protagonisti kryesor i Gjykatës Speciale. Gjatë këtyre katër ditëve të marrjës në pyetje Thaҫi është përpjekur për të relativizuar rolin dhe rëndësinë e tij në vendimarrje brenda UҪK, për të shpërndarë përgjegjësinë tek të tjerët. Në bazë të deklaratave të Thaҫit gjykata mund osë të konfirmoj aktakuzën, ose ta hedh poshtë dhe ose ta shtyej për një kohe më të gjatë. Kjo e fundit më duket më reale në rrethanat aktuale, meghithëse të shohim dhe të presim”, vlerëson Mehmeti.

Fitore H

Read Previous

Ku u gjetën tre fëmijët nga Bardhoshi që u zhdukën dje

Read Next

Edhe Mustafë Muqaj “pjesë” e luftës për liri, ja sa marka i mori për dy telefona