Aktakuza për 100 krime të dyshuara lufte të Hashim Thaçit bëhet lajm ndërkombëtar

“Një gjykatë që heton krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së Kosovës 1998-99 me Serbinë ka paditur presidentin e saj dhe nëntë ish-luftëtarë të tjerë separatistë për një seri akuzash për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, përfshirë vrasjen”, kështu fillon lajmi i mediumit prestigjioz The Guardian.

Ndërkaq, Reuters shkruan se Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe “të tjerëve” për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë gati 100 vrasje.

Lajmet e këtyre mediumeve kanë shpërndarë edhe në mediume më të vogla në disa gjuhë.

Po ashtu, edhe mediumet serbe shkruajnë për ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri veselit.ImageFOTO GALERIImageFOTO GALERI

Ardian H

Read Previous

Thirrja urgjente e analistit: Menjëherë Thaçi duhet të jap dorëheqje

Read Next

Avokati Gashi: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit s’është e konfirmuar, lajm i keq për të gjithë