Aksidenti i rëndë në Peran të Podujevës, tetë persona të lënduar

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në Peran të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Arlinda Rexhepi, nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Me datë 24.06.2020 rreth orës 19:40 në fshatin Peran është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë 3 automjete. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse, të cilat janë duke u marr me rastin. Sipas informacioneve që kemi, si pasojë e aksidentit të lënduar janë tetë persona”, ka thënë Rexhepi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 53 aksidente trafiku. Prej tyre, 21 kanë rezultuar me persona të lënduar. 

Ardian H

Read Previous

Jo me injeksion, shkencëtarët zbulojnë si mund të jetë vaksina antikoronavirus

Read Next

Mustafa: Kryeministri e vlerëson vet nëse do të shkojë në Washington