Aksident në Itali, humb jetën një shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

Një 47- vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik me makinë në Itali.

Sipas mediave të vendit fqinj aksident tragjik ndodhi rreth orës 12.30 në unazën Vignola në zonën e Modenas.

Violeta Caka, 47 vjeçe, qytetare italiane me origjinë shqiptare, banonte në Marano.

Sipas një rindërtimi të fakteve, ajo po udhëtonte drejt Maranos, kur është goditur nga një tjetër mjet që drejtohej nga një 42-vjeçar banor në Modena.

Shqiptarja ishte nënë e tre fëmijëve./Express

Ardian H

Read Previous

50 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë futen në vetizolim, ndryshon orari i QMF’ve

Read Next

26 pjesëtarë të FSK-së të infektuar me COVID-19