Aksident në Istog, katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në komunën e Pejës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se në këtë aksident janë lënduar katër persona në hyrje të fshatit Tomoc.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Tomoc, policia është njoftuar rreth orës 17:30, sipas informatave të para katër persona janë lënduar në aksidentin mes dy veturave, të njëjtit janë dërguar në Emergjencë në Spitalin Regjional të Pejës”, ka thënë Xhevat Ibraj për Gazetën Express.  

Gazetari

Read Previous

Genta performon “Shake it”, mahnit publikun në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Turqi

Read Next

Tym i zi nga LDK dhe VV, s’kanë marrëveshje