Aksident mes biçikletes dhe motoçikletes në Prizren, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një biçiklete dhe një motoçiklete ka ndodhur në rrugën “Ekrem Hoxha”, pasditën e sotme rreth orës 19:39, në Prizren.

Lajmi për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj bëri të ditur se të lënduarit janë drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Prizren.

“Një aksident trafiku ka ndodhë mes një biçiklete dhe një motoçiklete, rreth orës 19:39, në rrugën “Ekrem Hoxha” në Prizren. Si pasojë janë lëndu motoçiklisti dhe biçiklisti. Të dy janë dërgu për trajtim në Qendren Emergjente në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe njësitet përkatëse të cilët janë duke u marrë më tutje me rastin”, tha ai.

Ardian H

Read Previous

BE’ja synon përshpejtimin e instalimit të 5G’së

Read Next

Pioli: Milani im mund ta mposhtë secilin ekip