Aksident me pesë të lënduar në Shkodër, mes tyre edhe fëmijë

Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave ka ndodhur në fshatin Rrenc të Shkodrës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Mes tyre ka edhe fëmijë.

Është dashur dhe ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./TCH

Gazetari

Read Previous

Tre persona të vrarë gjatë zgjedhjeve në Turqi

Read Next

Në Shkup festojnë për Erdoganin