Aksident i rëndë në Gjakovë, humb jetën një fëmijë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur para 30 minutash në rrethinë të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Kristë Gjokaj ka thënë për lajmi.net se i vdekur ka mbetur një fëmijë i moshës 9-vjeçare.

“Aksidenti ka ndodhur para 30 minutave mes një veture dhe një kombibusi në fshatin Meqë. Në këtë rast 9 persona janë të lënduar ndërsa një fëmijë i moshës 9-vjeçare ka mbetur i vdekur”, ka thënë Gjokaj.

Ndërkohë njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin në fjalë.

Gazetari

Read Previous

Ushtari i Ramush Haradinajt shpërthen me lot n’Kosovë Show

Read Next

Tronditet Anton Quni, i futen ushtarët e tij nē emision: Nuk jemi në listë të veteranëve…!