AI: Fëmijët Jazidi, që i mbijetuan IS-it, përballen me probleme të rënda

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se fëmijët e pakicës fetare dhe etnike Jazidi, që i kanë mbijetuar robërisë brutale nga grupi militant Shteti Islamik (IS) në Irak, përballen me probleme të rënda fizike dhe psikike.

Shumë fëmijë Jazidi janë vrarë kur Shteti Islamik ka kontrolluar territorin e tyre në vitin 2014.

Rreth 2,000 që dihet se kanë mbijetuar, nuk janë duke marrë kujdesin e nevojshëm, thuhet në raportin e Amnesty International.

Sipas organizatës, fëmijët janë braktisur dhe kanë nevojë për mbështetje afatgjate.

Kur Shteti Islamik ka pushtuar veriun e Irakut, Jazidit kanë ikur në Malin Sinjar.

Shumë prej tyre janë vrarë dhe rreth 7,000 gra dhe vajza janë kapur dhe janë skllavëruar. Shumica prej tyre janë përdhunuar.

Disa djem kanë humbur gjymtyrët në luftë, ndërsa disa vajza që janë përdhunuar, mund të mos jenë në gjendje të kenë fëmijë, tha Amnesty International, duke bërë thirrje që gratë e skllavëruara Jazidi, që kanë fëmijë me luftëtarë të Shtetit Islamik, të zhvendosen me fëmijët e tyre jashtë vendit.

Bazuar në dhjetëra intervista në veri të Irakut, Amnesty International tha se fëmijët që kanë mbijetuar, kanë dëmtime afatgjata, si stres post-traumatik apo ndryshime të disponimit.

Shkollimi është i pakët në kampet e të zhvendosurve, ku dhjetëra-mijëra jazidë janë akoma të bllokuar, thuhet në raport.

Gratë Jazidi, që janë detyruar të martohen me luftëtarë të Shtetit Islamik, po ashtu luftojnë me plagët psikologjike, tha Amnesty International.

Ardian H

Read Previous

Kosova, pjesë e Serbisë në hartë – ende s’ka përgjigje nga Apple

Read Next

Situata në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë