Ahmeti: Në pesë apo gjashtë lagje të Prishtinës ka raste me Covid-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përkundër numrit të vogël të rasteve me Covid-19, ka shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje.

“Qytetarët po më pyesin se cilat lagje në Prishtinë kanë njerëz që janë testuar pozitiv me #covid19, në mënyrë që ti shmangin ato. E unë ju them që përkundër numrit të vogël të rasteve, kemi shpërndarje të rasteve në 5-6 lagje”, ka thënë Ahmeti.

„Mos e mendoni shmangien e lagjeve, por mendoni shmangien e daljes në qytet sa më shumë. Mos u relaksoni për shkak të situates politike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ardian H

Read Previous

MERO BAZE: KURTI E DJEG KOSOVËN PËR KARRIGEN E TIJ DHE HEDHË VALLE MBI KUFOMA

Read Next

Juventusi e ka ndarë mendjen për mbrojtësin e djathtë, e do me çdo kusht Achraf Hakimin