Ahmeti: Jo parkimit të veturave në gjelbërim, kjo do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me dëmtimin që po i bëhet gjelbërimit nëpër lagje të shumta në Prishtinë.

Duke publikuar një fotografi ku dikush ka parkuar veturën në një hapësirë të gjelbër tek Bregu i Diellit, Ahmeti tha se rasti në fjalë do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se parkimi pa vend dhe dëmtimi i hapësirave të gjelbëruara është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatorë.

Madje ai tha se nuk është fer ndaj bashkëqytetarëve një veprim i tillë.

Postimi i plotë:

Kjo hapësirë e përbashkët e banorëve të lagjes Bregu i Diellit është revitalizuar ditëve të fundit.

Parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore.

Mbi të gjitha, nuk ështe fer ndaj bashkëqytetarëve!

Jo parkimit te veturave në gjelbrim e vend e pa vend.

P.S. Kjo do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje

🚫

Fitore H

Read Previous

Serwer: Liderët e Ballkanit Perëndimor t’i kapërcejnë së pari barrierat politike

Read Next

Ambasada Amerikane renditi Jahjagën në mesin e atyre që ndryshuan botën për të mirë, ja çfarë thotë ajo