Aguero: Operacioni shkoi me sukses

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, ka njoftuar se është operuar me sukses në gjurin e këmbës së majtë të mërkurën.

Aguero udhëtoi drejt Barcelonës për trajtim te kirurgu i mirënjohur, Dr Ramon Cugat, i cili i ka operuar shumë futbollistë të Manchester City në vitet e fundit, pasi e pësoi një lëndim serioz të hënën kundër Burnley, transmeton Gazeta Express.

City nuk ka njoftuar se kur pritet të rikthehet 32-vjeçari, por ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, e cila rinis në gusht.

Aguero shkroi në Twitter se operacioni i ka shkuar me sukses.

“Çdo gjë shkoi mirë dhe së shpejti do ta fillojë riaftësimin. Një falënderim i madh i takon Dr Cugatit dhe ekipit të tij, si dhe të gjithë juve për përkrahjen”, shkroi Aguero.

Golashënuesi më i mirë në histori të City e braktisi fushën duke çaluar pak para përfundimit të pjesës së parë në fitoren e skuadrës së tij kundër Burnley në Premierligë në Etihad Stadium.

/Gazeta Express/Sergio Kun Aguero@aguerosergiokun

Todo salió bien y pronto comenzaré con la recuperación. Muchas gracias al Dr. Cugat y a su equipo y a todos por tanto apoyo//Everything went well, and I’ll soon begin recovery. A big thanks to Dr Cugat and his team – and to all of you for your support 🤟🏽

View image on Twitter

26.7K3:52 PM – Jun 24, 2020Twitter Ads info and privacy1,944 people are talking about this

Ardian H

Read Previous

Specialja rrit numrin e avokatëve të akredituar

Read Next

Dorëzohet Arthur, e pranon kalimin në Juventus