AGIM VELIU: ALBIN KURTI ËSHTË TEPËR ANTI-AMERIKAN

Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është shprehur kundër ofertës që Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i ka bërë kryeministrit, Albin Kurti që të mos vazhdohet me mocionin për rrëzim të Qeverisë, shkruan Insajderi.

Veliu ka thënë se propozimi i Qunit nuk është qëndrim i LDK-së andaj mocioni duhet të vazhdojë.

Në lidhjen direkte në Dukagjin Veliu e ka cilësuar Kurtin frikacak e që sipas tij shkarkimin e tij nga Ministria e Brendshme e ka shfrytëzuar vetëm si pretekst.

“E kam thënë edhe më herët nuk është problem ministri i Brendshëm problemet janë më të thella , por ka qenë pretekst për mi mbështet problemet më të thella. Unë menoj që është tepër anti-amerikan”, ka thënë Veliu, përcjell Insajderi.

Anton Quni në Seancën e stome që po mbahet për mocionin ndaj Qeverisë Kurti, ka kërkuar nga Kurti që brenda pauzës të ri mendojë edhe njëherë ofertën për kthimin e Agim Veliut në krye të ministrisë së Brendshme dhe tërheqjen e taksës, në mënyrë që vazhdojnë koalicioni qeverisës.

Ardian H

Read Previous

ZBULOHET GRUPI I MILITANTËVE TË VV-SË QË PO IU BËJNË PRESION DEPUTETËVE TË LDK-SË, PJESË EDHE BOIKEN ABAZI

Read Next

Ferdinand i do Kanen e Sanchon tek Man Utd