ABAZI I KUNDËRPËRGJIGJET HOTIT: MË FTOVE TA UDHËHEQ GRUPIN E EKSPERTËVE TË LDK-SË, S’PRANOVA

Zëvendëskryeministri i dytë në detyrë, Haki Abazi, iu ka përgjigjur ish kolegut të tij në Qeveri, Avdullah Hotit, duke thënë se të gjitha ato që i ka thënë për të janë të sakta, madje ka edhe më shumë, shkruan Insajderi.

Abazi ka mohuar të ketë kërkuar që të futet në LDK-së, por ka thënë se ishte vet Hoti që ka kërkuar nga ai që të jetë udhëheqës i grupit të ekspertëve të LDK-së.

Numri dy i qeverisë ka vazhduar edhe akuza për zhdukje të transkriptet dhe regjistrimet e takimeve që kanë mbajtur.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

  1. Ajo që kam thënë për Hotin është e vërtet dhe saktë në secilën pjesë. Sigurisht ka më shumë
  2. Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhëheq grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!
  3. Pa dashur që të personalizojë: Babai im Hasan Abazi ka qenë i burgosur politik për organizmin e demonstratave të vitit 1968 dhe kjo ka ndodhur para formimit të LDK. Ai ka qenë dy herë parlamentar i Kuvendit të Kosovës nga LDK. Po të ishte sot aktiv në LDK jam i sigurtë do të ishte me Vjosa Osmanin. Ai do të ishte Pro Kosovës dhe integritetit të vendit. LDK e atëhershme është larg, shumë larg. Kur Abazi është arrestuar dhe është mbajtur në burgun e Serbisë paslufte për 29 ditë, LDK e Mustafës as edhe një telefonatë nuk ka bërë. Të tillë nuk duhen dhe ne nuk i thërrasim miq. https://en.m.ëikipedia.org/ëiki/Hasan_Abazi
  4. Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit. Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

Pesë të infektuarit me COVID-19 në Vushtrri janë nga e njëjta familje

Read Next

NË PRIZREN, MBYLLEN TREGJET DHE FILLON DEZINFEKTIMI I NDËRTESAVE KOLEKTIVE