AAK: Mos dekorimi i Pejës veprim skandaloz

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka reaguar për mos dekorimin e qytetit në prag të festave të fundvitit, nga ana e Komunës së Pejës, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim.

AAK e Pejës konstaton se një vëprim i tillë tash e disa vite, për fat të keq, është kthyer në dukuri për pushtetin aktual të Pejës.

“Një veprim i tillë skandaloz dhe fyerje për qytetarët dhe veçanërisht për bashkatdhetarët tonë që vizitojnë vendlindjen në prag të këtyre festave. I pajustifikueshëm është çfarëdo arsyetimi i komunarëve për këtë mosveprim, në një periudhë kur të njëjtit çdo ditë, dëmtojnë buxhetin komunal, duke paguar vendime të proceseve të humbura gjyqësore për të mbuluar vjedhjet klasike të buxhetit, që i shkaktojnë njerëz të afërt të kryetarit Muhaxheri, drejtorë të drejtorive dhe të punësuarë të kabinetit të tij. Tërë kësaj, nëse ia shtojmë edhe vonesat maratonike të ndërhyrjeve për rregullimin e sheshit të qytetit, i bie se qendra e qytetit të Pejës, edhe këtë ndërrim të moteve do ta presë me fotografinë që nuk e meriton si qytet i vlerave dhe i qytetarëve të saj të mrekullueshëm, pavarësisht përcaktimeve të tyre politike”, thuhet në reagim.

Gazetari

Read Previous

Neritan, këngëtari Shqiptarë nga Kosova së shpejti sjell projektin gjigand “Maroko”

Read Next

Ironizimi i Haradinajt: Taksa ka qenë goditje për Serbinë, i kërkojmë “falje”


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0